Mesfushori Asier Illarramendi nuk do të jetë pjesë e Real Sociedadit pas përfundimit të edicionit aktual. Klubi spanjoll ka njoftuar të mërkurën se Illarramendi do të largohet këtë verë kur edhe i skadon kontrata.
Madje, Sociedadi e ka falënderuar Illaramendin për kontributin dhe i ka dëshiruar suksese të mëtejme në karrierë. 33-vjeçari është kapiten i Sociedadit dhe në total ka regjistruar 251 paraqitje në të gjitha garat, duke e fituar Kupën e Spanjës. Ai është produkt i akademisë së Sociedadit, ndërsa më ekipin e parë ka debutuar në vitin 2010 përpara se të transferohet te Real Madridi në vitin 2013.
Megjithatë, Illarramendi është rikthyer te Sociedadi në vitin 2015 dhe këtë edicion ka 1 gol e 2 asistime në 29 ndeshje të luajtura. Ai ka edhe 3 paraqitje e 1 gol me Spanjën.