TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKShPK jep disa këshilla shëndetësore gjatë muajit të Ramazanit

by Tëvë1
3 muaj ago
2
A A
IKShPK jep disa këshilla shëndetësore gjatë muajit të Ramazanit

Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik ka ofruar disa këshilla për ruajtjen e shëndetit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Siç theksohet nga IKSHPK, muaji i Ramazanit sjell ndryshime të mëdha në përditshmërinë e individëve, duke ndikuar në stilin e jetesës, ushqyerjen dhe ritmet biologjike të trupit. Gjatë agjërimit, metabolizmi, hidratimi, oraret e gjumit dhe aktiviteti fizik mund të preken, prandaj është e rëndësishme të merren masa për ruajtjen e shëndetit.

Rekomandimet e IKSHPK-së përfshijnë:

  • Dieta e balancuar: Konsumoni ushqime të shëndetshme dhe qëndroni të hidratuar. Pini mjaftueshëm ujë dhe përfshini ushqime të lëngshme si supë, gjellë dhe sallatë. Shmangni pijet me kafeinë dhe ato të gazuara me sheqer për të parandaluar dehidratimin dhe kaloritë e tepërta.

  • Iftari: Filloni vaktin e iftarit me hurma dhe ujë, më pas shtoni perime, drithëra integrale dhe proteina si pulë, mish pa yndyrë ose peshk. Kufizoni ushqimet e skuqura dhe ato të përpunuara. Hani ngadalë për të shmangur tejngopjen.

  • Syfyri: Konsumoni një vakt të lehtë me perime, bukë integrale, produkte bulmeti ose vezë, dhe yndyra të shëndetshme si avokado. Shmangni ëmbëlsirat e tepërta, kripën dhe brumërat me yndyrë. Zgjidhni fruta të freskëta si ëmbëlsirë. Syfyri nuk duhet anashkaluar dhe as zëvendësuar vetëm me ujë, pasi kjo mund të ndikojë negativisht në shëndet, duke ulur nivelin e sheqerit në gjak dhe duke bërë personin më pak energjik dhe produktiv.

  • Mënyrat e gatimit: Përdorni metoda të shëndetshme si avullimi, pjekja ose gatimi me pak vaj. Përdorni më pak kripë dhe erëza për të përmirësuar shijen e ushqimeve.

  • Aktiviteti fizik: Qëndroni aktivë, sidomos pas mbrëmjes. Një ecje e rregullt ndihmon në menaxhimin e peshës dhe ruajtjen e shëndetit gjatë Ramazanit.

  • Konsultimi me profesionistë shëndetësorë: Para se të bëni ndonjë ndryshim në regjimin e ilaçeve gjatë Ramazanit, bisedoni me mjekët ose specialistët.

Agjërimi për personat me diabet dhe hipertension

IKSHPK thekson se agjërimi mund të sjellë komplikime për personat me diabet, si ulje të sheqerit në gjak, rritje të sheqerit në gjak, dehidrim dhe ketoacidozë diabetike, veçanërisht te ata me diabet të tipit 1. Këta individë zakonisht këshillohen të mos agjërojnë.

Personat me diabet të tipit 2 dhe ata me hipertension, të cilët kanë gjendjen nën kontroll (përmes dietës apo medikamenteve), mund të agjërojnë. Megjithatë, ky vendim duhet marrë vetëm pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe në konsultim me mjekët, për të siguruar që agjërimi nuk do të rrisë rrezikun për shëndetin.

Agjërimi gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies

Nënat shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji, nëse janë të shëndetshme, mund të marrin parasysh mundësinë e agjërimit. Sidoqoftë, vendimi duhet të merret në mënyrë individuale dhe vetëm pas konsultimit me mjekët, duke marrë parasysh rreziqet që mund të ndodhin për nënën dhe fëmijën./teve1.info/

Tags: IKSHPKkeshillaramazanTeve1ushqyerja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet në Shqipëri

Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kosovë–Shqipëri

Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kosovë–Shqipëri

Bie fasada nga një ndërtesë e objektit banesor në Prishtinë, intervenojnë ekipet emergjente

Bie fasada nga një ndërtesë e objektit banesor në Prishtinë, intervenojnë ekipet emergjente

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet në Shqipëri

Ministria iraniane: 25 anije kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit

Ministria iraniane: 25 anije kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit

Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kosovë–Shqipëri

Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kosovë–Shqipëri

Bie fasada nga një ndërtesë e objektit banesor në Prishtinë, intervenojnë ekipet emergjente

Bie fasada nga një ndërtesë e objektit banesor në Prishtinë, intervenojnë ekipet emergjente

Zgjedhjet për kryetarin e PD, pjesëmarrje e ulët e votuesve në Korçë

Zgjedhjet për kryetarin e PD, pjesëmarrje e ulët e votuesve në Korçë

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri

Vdes në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko

Vdes në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën