TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ikja e të rinjve dhe profesionistëve vlerësohet si kërcënimi më i lartë i sigurisë publike në vend

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ikja e të rinjve dhe profesionistëve vlerësohet si kërcënimi më i lartë i sigurisë publike në vend

Migrimi i të rinjve dhe profesionistëve vlerësohet si kërcënimi më i lartë i sigurisë publike në Kosovë.

Këto të dhëna kanë dalë nga raporti i dytë i Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 lidhur me perceptimet e qytetarëve për Sigurinë Publike dhe Kërcënimet ndaj Sigurisë Kombëtare, të publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Sipas të dhënave të raportit 83% e të anketuarave migrimin e shohin si kërcënim apo kërcënim të lartë në komunitetet e tyre.

“Migrimi i të rinjve dhe profesionistëve (largimi i trurit) renditet si kërcënimi më i lartë për sigurinë publike, të cilin 83 përqind të të anketuarve e shohin si kërcënim ose kërcënim të lartë për komunitetet e tyre përkatëse. Kafshët endacake dhe abuzimi me drogën perceptohen gjithashtu si fenomene shumë kërcënuese. Për më shumë, të anketuarit përgjithësisht shqetësohen për mungesat e gjërave esenciale, por shqetësimet më të mëdha i shprehin për mungesën e energjisë elektrike”, thuhet në komunikatën e QKSS.

Më tutje sa i përket sigurisë publike, të anketuarit përgjithësisht ndihen të sigurt në komunitetet e tyre të ngushta.

“Ndjenja e sigurisë gradualisht zvogëlohet ndërsa komunitetet rriten. Rreth 77% e të anketuarve deklaruan se ndihen të sigurt në shtëpitë e tyre, ndërsa ndihen më pak të sigurt në shtetin e tyre (rreth 33%). Perceptimet e të anketuarve midis viteve 2021 dhe 2022 tregojnë një rënie të vogël të ndjenjës së sigurisë publike; në BSBP-në e mëparshme më 2021, ishin respektivisht 79 përqind dhe 40 përqind e të anketuarve që deklaruan se ndjeheshin të sigurt në shtëpitë e tyre dhe në shtetin e tyre. Pothuajse gjysma e të anketuarve ndihen të sigurt në hapësirën kibernetike”, thuhet në komunikatë.

Në nivel të sigurisë kombëtare, të anketuarit i shohin çmimet e rritura të mallrave si kërcënimin më të lartë ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës, pasuar nga kriza energjetike. Ndotja dhe ndryshimet klimatike, ekstremizmi i dhunshëm dhe COVID-19 shihen si kërcënimet më të ulëta për sigurinë kombëtare.

Në nënkapitullin për Dhunën në Familje, sipas të dhënave të anketës, shkaqet kryesore të dhunës në familje në Kosovë janë kushtet e këqija ekonomike dhe niveli i ulët arsimor. Të anketuarit besojnë se ngritja e cilësisë së arsimit, dhe organizimi i më shumë fushatave vetëdijësuese janë disa nga masat që duhet të ndërmerren nga institucionet për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje.

Tags: migrimiSiguria e publike
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën