TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Moslëshimi i zyrave nga ministrat që janë deputetë ka cenuar sundimin e ligjit

by tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Qeveria ndan 30 mijë euro për pranimin dhe strehimin e gazetarëve afgan

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se moslëshimi i zyrave nga ministrat që njëkohësisht janë edhe deputetë ka krijuar pasoja serioze.

Sipas IKD-së kjo gjë ka cenuar sundimin e ligjit e dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

“Moslëshimi i zyrave nga ministrat që njëkohësisht janë edhe deputetë ka krijuar pasoja serioze: është cenuar sundimi i ligjit, është dëmtuar imazhi ndërkombëtar i Kosovës – me partnerët që kanë refuzuar takime me Kryeministrin dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë – ndërsa vendimet e marra nga anëtarët në papajtueshmëri janë të kundërligjshme. Kjo situatë ka hapur edhe çështje të përgjegjësisë penale, të cilat po trajtohen nga Prokuroria Speciale. Për më tepër, kjo praktikë rrezikon edhe legjitimitetin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit”, thuhet në raportin “Moszbatimi i vendimeve gjyqësore dhe abuzimi me ushtrues detyre nga Qeveria Kurti” e publikuar nga IKD

Sipas raportit nga shumica e kabinetit qeveritar nuk është respektuar Kushtetuta dhe Ligji për Qeverinë që ndalojnë qartë që një person të mbajë njëkohësisht pozitën e deputetit dhe të anëtarit të Qeverisë. Megjithatë, shumica e anëtarëve të Qeverisë në detyrë kanë vazhduar të mbajnë të dy funksionet, duke shkelur Kushtetutën dhe Ligjin. Kundërligjshmëria e kësaj praktike është konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme, por pavarësisht kësaj, Qeveria jo vetëm që nuk ka zbatuar vendimin, por ka sulmuar publikisht gjyqtarët e saj.

“Në anën tjetër, Qeveria Kurti II është karakterizuar si qeveri me ushtrues detyre. Një numër i madh i pozitave janë mbajtur për vite të tëra nga ushtrues detyre, pa u zhvilluar procedurat e rregullta të rekrutimit. Gjykata Supreme ka theksuar se çdo pozitë e mbajtur me ushtrues detyre përtej afatit ligjor është e kundërligjshme dhe vendimet e nxjerra në këto rrethana janë të pavlefshme.Kjo praktikë, e kundërt me standardet ndërkombëtare të qeverisjes së mirë, ka dëmtuar meritokracinë, ka paralizuar funksionimin normal të institucioneve dhe ka rritur potencialin për korrupsion. IKD thekson se mbajtja e pozitave me ushtrues detyre duhet të jetë vetëm përjashtim, ndërsa proceset meritore të rekrutimit duhet të jenë rregull”, thuhet nga IKD.

Nga ministrat në detyrë, vetëm Albulena Haxhiu ka lënë këtë post pasi është zgjedhur edhe nënkryetare e Kuvendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell, temperartura 30°C

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell, temperartura 30°C

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën