TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Kuvendi të refuzojë Projektligjin për KPMShCK

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
IKD: 31 mijë lëndë mbesin të pazgjidhura nga Gjykatat – Zvarriten aktakuzat ndaj politikanëve

Sipas IKD-së, në këtë Projektligj, nuk ka asnjë dispozitë të vetme e cila nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë prezantimit të këtij raporti, hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gzim Shala tha se Projektligji në tërësinë e tij është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës pasi që ky Projektligj e bën tërësisht irelevant rolin e një institucioni kuazi gjyqësor, i cili kujdeset për mbrojtjen e standardeve në fushën e shërbimit civil.

“Thënë ndryshe, në këtë Projektligj nuk ka asnjë dispozitë që ia vlen të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Shala.

Tutje ai ka thënë se për këto arsye, me qëllim të mbrojtjes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe mbrojtjes së institucionit kryesor që mbron rregullat e shërbimit civil, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta refuzojë këtë ligj.

Shala tha se për shkak të mungesës së një dispozite të vetme pozitive në këtë Projektligj, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta refuzojë në parim këtë Projektligj, përkundër faktit se Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e ka bërë të kundërtën.

“Për më tepër, do të ishte shumë e rrugës që vetë Qeveria e Republikës së Kosovës ta tërhiqte këtë nga Kuvendi”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse nuk ndodh kjo, bazuar në dispozitat Kushtetuese dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, ky ligj nuk ka gjasa që të kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nisur nga praktika e Gjykatës Kushtetuese në raport me KPMShCK, çdo kontestim i këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, do të sjellte shfuqizim të të njëjtit, për shkak të shkeljes së dispozitave kushtetuese”, tha Shala.

Ndryshe, më 30 shtator 2022, Qeveria e Republikës së Kosovës kishte miratuar Projektligjin Nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në fazën e konsultimit publik, ky Projektligj përmbante vetëm katër nene, derisa i njëjti Projektligj në Qeveri është miratuar me nëntë nene.

Aktualisht, ky Projektligj është duke u shqyrtuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Më 17 tetor 2022, ky projektligj është miratuar në parim nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy personave për trafikim me të mitura

​U kapën me mbi një kilogram marihuanë në Bibaj, prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuar në Ferizaj

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Kryeprokurori Gashi ricakton tri lëndë të rastit të Arlinda Zekajt, hetohen edhe veprimet institucionale

Arlinda Zekaj varroset në fshatin e saj të lindjes

Arlinda Zekaj varroset në fshatin e saj të lindjes

Imami i fshati thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Kryeprokurori Gashi ricakton tri lëndë të rastit të Arlinda Zekajt, hetohen edhe veprimet institucionale

Fillon armëpushimi lokal në Ukrainë i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Fillon armëpushimi lokal në Ukrainë i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Arlinda Zekaj varroset në fshatin e saj të lindjes

Arlinda Zekaj varroset në fshatin e saj të lindjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën