TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​IKD kërkon përmes rezolutës të obligohet MF-ja për përfitimin e pensioneve të dyfishta

by TËVË 1
1 muaj ago
1
A A
Kushtetuesja: Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti nuk e shkel Kushtetutën

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe shefave të grupeve parlamentare për inicimin e debatit parlamentar lidhur me moszbatimin e legjislacionit pozitiv dhe realizimin e të drejtës në pensionin e moshës, krahas pensionit dhe beneficioneve të përcaktuara me ligjin për kategoritë e dala nga lufta.

Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, tha se Kuvendi duhet të nxjerrë një rezolutë ku e obligon Ministrinë e Financave për përfitimin e pensioneve të dyfishta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj
“Ne kërkojmë që të zhvillohet një debat parlamentar brenda dy-tre javësh ose një muaji, në mënyrë që Ministria e Financave dhe Ministria e Punës të nxjerrin një rezolutë ku Kuvendi tregon arsyet pse nuk është nxjerrë ky akt ligjor që e realizon këtë të drejtë për përfitim të pensionit të dyfishtë, për pasojat juridike, sociale dhe financiare të këtij mosveprimi dhe për nevojën për veprim urgjent të Ministrisë së Financave. Presim shumë shpejt nga shefat e grupeve parlamentare, por presim edhe nga kryetarja e Kuvendit që të ushtrojë autoritetin dhe të thërrasë një seancë”, tha ai.

Në anën tjetër, hulumtuesja tjetër në IKD, Arrita Rezniqi, tha se legjislacioni në fuqi u lejon qytetarëve të këtyre kategorive të drejtën e përfitimit të pensioneve të dyfishta.

Madje ajo tha se Qendra për Ndihmë Juridike Falas e IKD-së ka paraqitur rreth 700 padi për realizimin e të drejtës në pension të dyfishtë. Sipas saj, aktgjykimet e pranuara deri tani të gjitha janë aprovuese.

“Legjislacioni në fuqi u lejon qytetarëve të këtyre kategorive të drejtën për përfitimin e dy pensioneve. Kjo e drejtë është e konfirmuar dhe konsoliduar përmes praktikës gjyqësore deri në nivelin e Gjykatës Supreme. Të gjithë personat që arrijnë moshën e pensionimit nuk mund dhe nuk duhet të detyrohen të zgjedhin mes njërit apo tjetrit pension. Atyre u takojnë të dyja pensionet dhe, rrjedhimisht, nuk mund t’u mohohet e drejta në të dy pensionet. Kjo do të thotë se të gjithë ata që arrijnë moshën e pensionimit e kanë të drejtën edhe si kategori e dalë nga lufta”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se mbetet e paqartë pse, përkundër qartësisë së ligjit, praktikës gjyqësore të konsoliduar dhe vetë ekzekutimit të vendimeve nga ana e Ministrisë, po vazhdohet me refuzimin e kërkesave të reja të qytetarëve që deri më tani nuk kanë aplikuar për njohjen e kësaj të drejte.

Tags: IKDMFTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën