TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD-ja kërkon hetim penal për dyshimet mbi manipulimet me vota në Mitrovicë

by Tëvë1
11 muaj ago
1
A A
IKD-ja kërkon hetim penal për dyshimet mbi manipulimet me vota në Mitrovicë

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar hetim të mirëfilltë penal për të sqaruar të gjitha paqartësitë e ngritura pas raportimeve për dyshime të manipulimeve me vota gjatë procesit zgjedhor të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut.

Sipas IKD-së, mungesa e transparencës nga Prokuroria e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka krijuar pasiguri dhe ka cenuar besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

“Veprimet e deritanishme nuk kanë ofruar dëshmi dhe sqarime të besueshme për publikun, gjë që është thelbësore për të ruajtur integritetin e zgjedhjeve”, thuhet në reagim.

Gjatë verifikimit të votave për kryetar të komunës, janë evidentuar fletëvotime me numra serikë që nuk përputhen me vendvotimet përkatëse, si dhe fletëvotime pa numër serik. IKD-ja thotë se një fenomen i ngjashëm është vërejtur edhe në Komunën e Gjakovës, megjithëse në përmasa më të vogla.

KQZ-ja e ka arsyetuar rastin si “gabim teknik” nga kompania që ka shtypur fletëvotimet, “CETIS”, por IKD-ja vlerëson se një përgjigje e tillë nuk mjafton për të shuar dyshimet e ngritura. Sipas institutit, KQZ-ja si organ kushtetues nuk mund të delegojë përgjegjësinë te një kompani private, duke e cilësuar këtë si “abstenim nga kompetencat kushtetuese dhe ligjore”.

IKD-ja thekson se kompania “CETIS” ka vetëm përgjegjësi kontraktuale, dhe për këtë arsye, rasti duhet të trajtohet përmes një hetimi të plotë penal, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për gabim teknik apo manipulim të vullnetit qytetar.

Në reagim, IKD-ja kritikon edhe Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, e cila sipas tyre, “vetëm ka noterizuar qëndrimin e KQZ-së, pa ndërmarrë veprime konkrete hetimore”.

Instituti kërkon që Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ta marrë këtë rast nën juridiksion ose ta transferojë në një prokurori tjetër, në mënyrë që të garantohet hetim profesional, i pavarur dhe transparent.

“Mosadresimi i këtyre dyshimeve rrezikon regres në standardet demokratike dhe cenon besimin e qytetarëve në zgjedhje të lira e të ndershme”, paralajmëron IKD-ja.

Tags: KQZlkdmitrovicevotat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria dërgon në Kuvend përgjigjen për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Qeveria dërgon në Kuvend përgjigjen për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Spahiu: Nëse Thaçi do të kthehej nga Haga, gjysma e VV-së do të votonin për PDK-në

Spahiu: Nëse Thaçi do të kthehej nga Haga, gjysma e VV-së do të votonin për PDK-në

Spahiu: Me miratimin e projektligjit për Specialen, edhe Kurtin mund ta dërgojnë në Hagë

Spahiu: Me miratimin e projektligjit për Specialen, edhe Kurtin mund ta dërgojnë në Hagë

Ministri Maqedonci dhe homologu kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit

Deda: Do të ishte “fanta-shkencë” nëse VV dhe PDK të merren vesh për kaq pak ditë për presidentin

Deda: Do të ishte “fanta-shkencë” nëse VV dhe PDK të merren vesh për kaq pak ditë për presidentin

Rrëfimi i grave që mposhtën kancerin e gjirit – diagnostifikimi i hershëm, mbijetesë

Rrëfimi i grave që mposhtën kancerin e gjirit – diagnostifikimi i hershëm, mbijetesë

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me gjeneralin e forcave serbe

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me gjeneralin e forcave serbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën