TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

IKD: Gjykata në Gjakovë më efikasja në zgjidhjen e lëndëve të krimeve të rënda, më së dobëti Gjilani

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
IKD: Gjykata në Gjakovë më efikasja në zgjidhjen e lëndëve të krimeve të rënda, më së dobëti Gjilani

Sipas IKD-së, gjatë vitit 2021 Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën në Prishtinë ka qenë më i ngarkuari me lëndë, pasuar me atë në Mitrovicë. Gjykata më pak e ngarkuar ka qenë ajo e Gjakovës.

Megjithatë, në numrin e lëndëve të zgjidhura me numrin e gjyqtarëve të angazhuar, DKR-ja në Gjakovë ka dalë si departamenti me efikasitetin më të lartë. Një gjyqtar mesatarisht ka zgjidhur 7.75 lëndë në muaj.

Kjo gjykatë pasohet nga ajo e Prishtinës me 6.15 lëndë të zgjidhura nga një gjykatës në muaj. Pasojnë Mitrovica me 5.22, Ferizaj me 4.42, Peja me 4.4 dhe Prizreni me 4.02. Më së dobëti është Gjilani me 3.61 lëndë të zgjidhura në muaj për gjykatës.“Në këtë mënyrë shohim se mes gjykatave ka diferencë të konsiderueshme sa i përket mesatares së përgjithshme të zgjidhjes së lëndëve. Nuk ka të dhënë nga KGJK apo gjykatat se përse ndodhë një gjë e tillë. Për këtë arsye ne kemi rekomanduar që kjo çështje të trajtohet nga KGJK, për të përcaktuar shkaqet që sjellin këtë diferencë”, kanë thënë përfaqësuesit e IKD-së në një konferencë për media të mërkurën, raporton Ekonomia Online.

Gjatë vitit 2021 numri i lëndëve të pazgjidhura është rritur për 81 lëndë, sipas raportit. Më 2021 ka pasur më shumë lëndë të pazgjidhura sesa një vit më herët.

Përfaqësues të IKD-së kanë thënë se është vënë re mungesa e dënimit që ua ndalon ushtrimin e funksioneve zyrtarëve.“IKD ka hasur në raste të shumta kur ka qenë i mundur aplikimi i dënimeve plotësuese, por nuk janë shqiptuar nga ana e gjykatës. Vërehet sidomos mungesa e dënimit plotësues të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, ka thënë Medina Kadriu, hulumtuese në IKD.

Sa i përket rasteve të vrasjeve, drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se me kthimin e lëndëve në rigjykim, pos kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, familjarët po përjetojnë para trupit gjykues disa herë atë që u ka ndodhur në familje.

“Tek rastet e vrasjes kemi parë që një numër i madh i këtyre rasteve, qoftë për shkak të neglizhencës, qoftë për shkak të mungesës së guximit të gjyqtarëve, lëndët kthehen në rigjykim. Prej monitorimit tonë këto raste konsiderohen jashtëzakonisht të ndjeshme sepse është një ndjenjë shumë e keqe që një familjar i cili e ka humbur nënën, babanë, vëllain, motrën apo familjarin e afërm e kanë lënë në mes të procesit gjyqësor dy e tre herë”, ka thënë Miftaraj.

Tags: Gjykatat ne Kosoveshqyrtimi i krimeve re renda
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Edhe dy javë afat për zgjedhjet e presidentit, njohësit vlerësojnë se edhe opozita duhet të ketë kandidat

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Aksident në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet i dënuari me pesë vite burgim për dhunim

Haxhiu takon organizatat e shoqërisë civile, premton rritje të transparencës dhe bashkëpunimit

Haxhiu takon organizatat e shoqërisë civile, premton rritje të transparencës dhe bashkëpunimit

Lidhjet me Epstein çojnë në arrestimin e vëllaut të Mbretit Charles

Lidhjet me Epstein çojnë në arrestimin e vëllaut të Mbretit Charles

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën