TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

IKD dhe FOL: Projektligji i ri, politizim objektiv i Këshillit Prokurorial të Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
KPK kërkon nga Prokuroria e Mitrovicës masa për funksionimin e punës pas largimit të prokurorëve e gjyqtarëve  serbë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizja FOL, kanë reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, së 12 korrikur 2023, ku është miratuar versioni i ri i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Projektligji i ri u miratua pasi ligji i mëparshëm ku ishte ndryshuar përbërje KPK-së, më 5 prill 2023 ishte shpallur kundërkushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

“Sipas Projektligjit [neni 21.1.] deri më 11 janar të vitit 2026, KPK-së do ti shtohen edhe tetë (8) anëtarë jo-prokurorë të zgjedhur me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi, pesë (5) prej të cilëve zgjedhen nga Kuvendi, dy (2) prej të cilëve zgjedhen në bazë të katër (4) nominimeve që pranohen nga Avokati i Popullit për përfaqësues nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile, ndërsa një (1) pozitë rezervohet për profesorët universitar të drejtësisë. Sa i përket kuorumit deri më 11 janar të vitit 2026, kuorumi i Këshillit formohet me gjysmën e anëtarëve të zgjedhur të Këshillit [Neni 21.3. i Projektligjit]. Në rast se të gjithë anëtarët e Këshillit zgjedhën, kuorumi formohet me dymbëdhjetë (12) anëtarë. Ky rregull zbatohet deri më 11 janar të vitit 2026 [Neni 21.3. i Projektligjit]. Kështu, nga qëllimi fillestar për ta zvogëluar numrin e anëtarëve të KPK-së nga 13 në 7 anëtarë, MD-ja e ka rritur këtë numër në 19 anëtarë deri në vitin 2026″, thuhet në komunikatë.

Andaj, thuhet se dispozitat në fjalë nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Strategjinë për Sundim të Ligjit dhe Opinionet e Komisionit të Venecias.

IKD dhe Lëvizja “FOL” vlerësojnë se Projektligji për KPK i miratuar në Qeveri, nuk përmbushë domoshmërinë për reformë në KPK dhe i ekspozohet rrezikut për dështim të sërishëm të këtij ligji.

“Në këtë mënyrë, Projektligji për KPK i miratuar nga ana e Qeverisë, nuk është në linjë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Strategjinë për Sundimin e Ligjit dhe Opinionet e Komisionit të Venecias. Objektivisht, një zgjidhje e tillë e vendosë KPK para politizimit të skajshëm të Kuvendit, shumicën në secilin rast e ka Qeveria. Si të tillë, IKD dhe Lëvizja “FOL” vlerësojnë se Projektligji për KPK i miratuar në Qeveri nuk përmbushë domoshmërinë për reformë në KPK dhe i ekspozohet rrezikut për dështim të serishëm të këtij ligji.Në anën tjetër, duhet theksuar se IKD pas vënies në konsultim publik të këtij projektligji nga Ministria e Drejtësisë, ka dërguar komente në lidhje me këtë projektligj duke ofruar një zgjidhje adekuate dhe të përshtatshme lidhur me përbërjen e anëtarëve të KPK-së në të ardhmen, në harmoni me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ku me vendimin e kësaj të fundit veçse është humbur mundësia e shkurtimit të mandateve të anëtarëve aktual”, thuhet në reagimin e këtyr dy OJQ-ve.

IKD dhe Lëvizja “FOL” konsiderojnë se Projektligji i ri me ndryshimet e bëra nga Ministria e Drejtësisë, ka humbur qëllimin dhe arsyen se pse në të vërtetë është filluar reforma në Këshillin Prokuorial të Kosovës.

“Me përbërjen prej 19 anëtarëve të KPK-së, ku 8 prej tyre do të jenë jo prokurorë rrezikohet skajshmërisht politizimi Këshillit, duke përfshirë rrezikun për bllokim të tërësishëm të vendimmarrjes, kjo pasi nëse zgjedhen të gjithë anëtarët jo prokurorë atëherë korumi do të formohet me 12 anëtarë të KPK-së, që në çdo rast do të krijonte një varësi nga shumica qeverisëse. Për të mos ardhur deri tek një bllokadë në vendimmarrje, ku interesat e ngushta të asnjë grupi nuk do të mbizotëronin, në opinionin e dytë, Komisioni i Venecias kishte rekomanduar që ligjvënësi kosovar, në koordinim me partnerët e tjerë të përcaktojë parametra specifikë të mekanizmave kundër-bllokadë, që KPK të mund të marrë vendime edhe kur anëtarët prokurorë dhe joprokurorë nuk mund të arrijnë kompromis, e që në rastin konkret ky rekomandim i Venecias nuk është adresuar nga MD as në përbërjen prej 19 anëtarëve as kur KPK do të mbetet me 7 anëtar pas vitit 2026”, thuhet në reagimin e OJQ-ve.

Kundër këti ligji kishte reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. Në reagimin e tyre thuhet se vendimi i Qverisë ka qenë i njëanshëm dhe jo në frymën e bashkëpunimit./teve1.info/

Tags: FOLIKDKPKProjektligji i ri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kelmendi mohon akuzat: Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak

Intervistohet Kryeprokurori Kelmendi – E shoh si tendencioz veprimin për marrjen e postit tim

“Deputetët e VV-së nuk kanë faj” – Pacolli fajëson opozitën për dështimin e mandatit të Konjufcës

“Deputetët e VV-së nuk kanë faj” – Pacolli fajëson opozitën për dështimin e mandatit të Konjufcës

Emisioni “Këndi i Debatit” 19.11.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 19.11.2025

​151 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

​151 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Kelmendi mohon akuzat: Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak

Intervistohet Kryeprokurori Kelmendi – E shoh si tendencioz veprimin për marrjen e postit tim

“Deputetët e VV-së nuk kanë faj” – Pacolli fajëson opozitën për dështimin e mandatit të Konjufcës

“Deputetët e VV-së nuk kanë faj” – Pacolli fajëson opozitën për dështimin e mandatit të Konjufcës

Cakolli: Vonimi i shpalljes së datës së zgjedhjeve rrit rrezikun për funksionimin e institucioneve

Cakolli: Vonimi i shpalljes së datës së zgjedhjeve rrit rrezikun për funksionimin e institucioneve

Emisioni “Këndi i Debatit” 19.11.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 19.11.2025

​151 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

​151 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Shtimja në gjendje emergjente – Banorët e Vonjovcit ankohen që problemi u neglizhua ndër vite

Shtimja në gjendje emergjente – Banorët e Vonjovcit ankohen që problemi u neglizhua ndër vite

Koalicioni për Familjen konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet e reja parlamentare

Koalicioni për Familjen konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet e reja parlamentare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën