Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës moti do të jetë me diell dhe vranësira.
Sipas IHMK-së, në javën e fundit të këtij viti do tw jetë një “minipranverë” me vlera termike mbi mesataret e viteve tjera.
Në ndërrimin e motmoteve nuk parashihen reshje të asnjë forme.
E hëne – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull. E marte – Mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull, nëpër ultësira dhe vise të larta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet – 2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
E enjte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius/teve1.info/