TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Igli Tare: Dua titullin kampion dhe Ligën e Kampionëve me Milanin

by tëvë1
2 orë ago
0
A A
Igli Tare: Dua titullin kampion dhe Ligën e Kampionëve me Milanin

I ftuar në “Top Story”, drejtori sportiv i Milan dhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare ka rrëfyer shumëçka për rrugëtimin e tij.Ai ka folur për zgjedhjet e Allegrit si trajner, axhendën e lojtarëve dhe disiplinën që ato ndjekin. Ndër të tjera, Tare ka theksuar se Milan është një klub që nuk duhet thjeshtë të fitojë ndeshje, por duhet të fitojë trofe. Ai thotë se ka ëndërr që me klubin e “Djallit” të “korrë” Scudetton si edhe kupën “veshëgjatë” të UEFA Champions League.

“E dija që rruga ime do kryqëzohej me Milan, është frut i një pune dhe sakrifice ndër vite”, Igli Tare “hap zemrën”: E ndjej shpirtërisht të jem pjesë e historisë së këtij klubi

“Ndodhin kudo kritikat në çdo klub. Ka të bëjë me anën tonë profesionale dhe jetën tonë të përditshme. Është shumë e rëndësishme fakti që të arrish këtë klub është ambicie e shumë njerëzve dhe shumë profesionistëve që kanë dhënë shumë në futbollin europian. Prisja vendimin që do merrte klubi në momentin e caktuar. Fakti që zgjati shumë në filli më dha shumë tensioni, por pastaj me kalimin e kohës e jetoja me emocionin e duhur. E dija se nëse do të ishte e shkruar që do të bëhet, do të bëhej. Kur ia arrita isha shumë i bindur që të arrish është diçka e madhe, por të dishë ta mbash është akoma më e madhe.U fokusova që kur erdha në detyrë pasi ishim me vonesë, disa gjëra duhej të bëheshin më para. Falë faktit ardhja e trajnerit Allegri ishte zgjedhje e duhur edhe nga klubi dhe mbështetën mendimin tim për ta marrë si trajneri. Eksperienca e tij dhe si menaxhon ai skuadrën në nivel imazhi, është shumë e rëndësishme. Rezultatet duken edhe pse jemi në fillimin e këtij sezoni, por kemi premisa. Duke pasur fat edhe për dëmtimet, pasi është i rëndësishëm për një sezon futbollistik, ndoshta do të realizojmë mbrëmje të bukura si ajo përballë Napolit. Kë qaj nga dëmtimet? Leao dhe Jasharin. Këto dy lojtarë kanë qenë të rëndësishëm përsa i përket lojës sonë. Leao i konsoliduar, ndërsa Jashari blerje e madhe përsa i përket anës ekonomike. Kemi pritshmëri pasi ka të gjitha mundësitë për t’u bërë një futbollist i madh në arenën ndërkombëtare.

Axhenda e lojtarëve, disiplina? Ka një diferencë nga politika për faktin që në fushë nuk shkojmë ne, por lojtarët. Ajo që ne kemi në dorë për t’u bërë atyre, është organizimi. Milan është një klub me organizim perfekt për çdo lloji aspekti. Për çdo lojtar që vesh fanellën e këtij klubi, e vetmja gjë që duhet të mendojë është të jetë brenda fushës. Edhe përsa i përket anës burokratike është e zgjidhur nga klubi me njerëz të caktuar, që merren vetëm me këto gjëra. Lojtarët duhet të kenë në kokë vetëm të stërviten dhe të zbresin në fushë për të fituar. Zakonisht pas ndeshjeve, në mëngjes në orën 11:00 fillon stërvitja. Unë kam ritualin që rishoh ndeshjen nga fillimi për të analizuar në detaje. Adrenalina të merr me vete deri në mëngjesin e ditës tjetër. Pagjumësia është një bashkëudhëtar i yni. Sot është stërvitje, nesër skuadra e ka pushim dhe nga e mërkura menduhet për ndeshjen e radhës kundër Juventusit.Ndeshja ëndërr? Unë kam dy ëndrra të miat. Një ta fitoj kampionatin me këtë skuadër dhe dy të fitoj Champions League me këtë skuadër. Real Madrid, skuadrat angleze janë të mëdha, kanë forcë të madhe nga ana ekonomike, janë pretendentë për Champions. Siç thoshte Carlo Mazzoni, nëse e do biçikletën, pedalo. Nëse arrin në këtë klub të madh, historia e Milanit nuk është të fitosh ndeshje, por trofe. Duhet të dish ta transmetosh te bashkëpunëtorët e tu. Historia e Modric dje ishte ajo që bën diferencën. Fragment i bukur kur përfundon ndeshja, Modric ulet në gjunjë dhe si fëmijët e vegjël gëzonte në moshën 40 vjeçare, me një histori të gjatë me trofe. Kjo është e bukura e futbollit.

Unë e shoh nga ana profesionale rolin tim. Në çdo tratativë ka gjërat e brendshme dhe të jashtme. Gjërat e brëndshme i dimë ne, ndërsa të jashtmet ato që thuhen dhe nëse realizohen apo jo. Unë kam idetë e qarta si ndërtohet skuadra. Çdo gjë është e lidhur dhe fokusuar me skuadrën. Diferencën e bën 1cm, një gol po, një gol jo, jo vetëm për të fituar ndeshjen, por për vazhdimësinë. Sa më pak të gabosh aq më mirë është për këto nivele të larta”, tha Tare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Emisioni “Mesditë” 02.10.2025

Emisioni “Mesditë” 02.10.2025

Newcastle demolon ekipin belg për fitoren e parë

Newcastle demolon ekipin belg për fitoren e parë

Apple dhe OpenAI kërkojnë nga gjykata rrëzimin e padisë së Elon Musk

Apple dhe OpenAI kërkojnë nga gjykata rrëzimin e padisë së Elon Musk

Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, rikonfirmoi standardin e ditur kushtetues

Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, rikonfirmoi standardin e ditur kushtetues

Të paktën 25 persona të vdekur nga një incident në një kishë në Etiopi

Të paktën 25 persona të vdekur nga një incident në një kishë në Etiopi

Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë 1,950 euro të gjetura në rrugë në polici – paratë i kthehen pronarit

Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë 1,950 euro të gjetura në rrugë në polici – paratë i kthehen pronarit

​Erion Veliaj mbetet në burg

​Erion Veliaj mbetet në burg

Aksidentohet autoambulanca e Spitalit të Pejës gjatë transferimit të pacientit për në QKUK, lëndohet stafi mjekësor

Aksidentohet autoambulanca e Spitalit të Pejës gjatë transferimit të pacientit për në QKUK, lëndohet stafi mjekësor

Erdogan para OKB-së shfaq imazhe të fëmijëve të uritur në Gaza

Erdogan: Kapja e Flotës nga Izraeli e ilustron “brutalitetin në Gaza”

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

Vendosja e posterëve në objekte banesore, PZAP gjobit Listën Serbe

​Përfundon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 12 tetorit, gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë

​Përfundon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 12 tetorit, gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën