Arbnora Fejza-Idrizi është shqiptarja e parë e cila ka thyer tri rekorde Guinness. Në plan ka të thyejë edhe rekorde të tjera, në mesin e të cilave është edhe përfaqësimin i Shqipërisë me flamurin kombëtar, të punuar me letra origami.
Në shtëpinë e saj në Skenderaj, Arbnora Fejza-Idrizi bënë dhjetëra orë pune me to.
Madje me palosjen e veçantë të cilën e realizoi me duart e saj, ajo theu tri rekorde botërore. Rekordi i parë, ishte ai me flamurin e Kosovës.
Por si filloi të mësojë teknikat e punës?
“Po në Fakultetin e Edukimit ka qenë profesoresha Arife Kurti, nëna e kryeministrit, e cila me shumë përkushtim m’i ka mësu teknikat e para”, tregon ajo.
Kështu, Fejza-Idrizi vazhdoi të bëjë punime të shumta. Madje ajo propozoi për rekord Guinness edhe një lule gjigante.
Por, si për shumë talentë të tjerë, edhe rrugëtimi i saj u përcoll me shumë sfida.
Megjithatë, kjo nuk e zbeh vullnetin e Arbnorës për rekorde të tjera.
Në vazhdën e synimeve të saj është edhe punimi i flamurit kombëtar, me këtë teknikë të veçantë.
Punimet për rekordet e saj botërore, i morën kohë mbi një vit përgatitje.
Kronika e realizuar nga gazetarja Albiona Hajdari