Persona të panjohur i kanë djegur veturën një gruaje në Prishtinë.
Pas raportimit në polici nga kjo e fundit, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Derisa tani rasti vazhdon në procedurë hetimore, përcjell teve1.info.
“Prishtinë 01.06.2023-23:47. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur i kanë djegur automjetin e saj. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./teve1.info/.