Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.
Sipas njoftimit, thuhet se Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.
“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim”, thuhet në njoftim.