TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

by teve1
57 minuta ago
0
A A
Për 24 orë u ngritën 97 aktakuza ndaj 114 personave brenda 24 orëve

Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit për vrasje, Kreshnik Haliti, duke kthyer çështjen në rigjykim për herë të tretë.

Haliti akuzohet se kishte vrarë shokun e tij M.Z., në Pejë për një borxh prej 77 mijë euro.

Sipas shkresave të lëndës, Gjykata Themelore në Pejë, në rigjykim të dytë, më 1 dhjetor 2025 kishte shpallur aktgjykim me të cilin i akuzuari Kreshnik Haliti ishte shpallur fajtor dhe u dënua me dënim unik prej 19 vjet burgim.

Kundër këtij aktgjykimi, kishte ushtruar ankesë Prokuroria Themelore në Pejë, për shkak të pretendimeve për shkelje të Ligjit Penal dhe vendimit mbi sanksionin penal, si dhe atë për shpenzimet e procedurës, me kërkesë që Apeli të ndryshojë aktgjykimin e Themelores duke shpallur të akuzuarin fajtor për “Vrasje të rëndë” dhe t’i shqiptohet dënim më i ashpër.

Apo të dënohet me 20 vjet burgim sa i përket rrethanave rënduese.

Kurse, për shpenzimet e procedurës, Prokuroria ka propozuar të specifikohen ato saktë dhe në mënyrë të detajuar.

Edhe, përfaqësuesi me autorizim i palës së dëmtuar, avokati Gëzim Kollçaku, ka paraqitur ankesë për shkak të vendimit mbi dënimin, dhe i ka propozuar Apelit që aktgjykimi i Themelores të ndryshohet, dhe të akuzuarit t’i shqiptohet dënim më i ashpër.

Mbrojtësja e të akuzuarit Haliti, avokatja Nushe Kuka-Mekaj, kishte paraqitur ankesë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së Ligjit Penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe vendimit për dënimin.

Kuka-Mekaj kishte kërkuar rikualifikimin e veprës në “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” apo t’i shqiptohet dënim më i butë.

Dhe se nëse Gjykata e Apelit nuk e ndryshon aktgjykimin, atëherë është propozuar hapja e shqyrtimit gjyqësor në Apel.

Ndërkaq, Prokuroria e Apelit përmes shkresës propozoi aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore dhe palës së dëmtuar, si dhe refuzimin e ankesës së mbrojtjes.

Gjetjet e Apelit

Sipas vendimit të Apelit të përpiluar më 7 prill 2026, aktgjykimi i Themelores është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, për arsye se në masë të madhe mungojnë arsyet e qarta për faktet vendimtare.

Apeli theksoi se në rastin konkret, faktet vendimtare përshkruhen gjerësisht por nuk bëhet ndonjë analizë e mirëfilltë lidhur me dëshmitë e dëshmitarëve.

“Një vlerësim i tillë i përgjithësuar është i pamjaftueshëm, i papranueshëm”, thuhet në vendim të Apelit.

Shkalla e dytë theksoi se Themelorja nuk ka bërë as vlerësimin lidhur me provat kundërthënëse, duke përfshirë këtu edhe kundërthëniet në mes ekspertizave për gjendjen mendore të të akuzuarit.

Lidhur me pretendimet tjera ankimore, Apeli nuk u lëshua në vlerësimin e tyre pasi ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të procedurës penale dhe si i tillë anulohet.

Sipas Apelit, në rigjykim, Themelorja duhet të veprojë në harmoni me vërejtjet e theksuara, t’i eliminojë shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, të hartojë aktgjykimin sipas kërkesave ligjore, të procedojë edhe një herë me të gjitha provat dhe sipas rrjedhës së procedurës- eventualisht të nxjerrë edhe prova të tjera që janë me rëndësi për vërtetimin e gjendjes faktike.

Apeli në vendim potencon se Themelorja duhet në rigjykim të konstatojë qartë dhe drejt se cila ishte gjendja e shëndetit mendor dhe psikik të të akuzuarit në momentin e ndërmarrjes së veprimeve, pasi ekzistojnë dy ekspertiza me konstatime të kundërta, dhe të urdhërojë një super-ekspertizë.

Vendimi i Apelit është marrë kolegji me përbërje të gjyqtarëve: Skender Çoçaj- kryetar i kolegjit, Mentor Hajra dhe Arben Hoti- anëtarë.

Në gjykimin e parë, Gjykata Themelore në Pejë, më 4 korrik 2018, e kishte gjetur fajtor të akuzuarin Kreshnik Haliti, ndaj të cilit kishte shqiptuar dënim unik prej 22 vite e gjashtë muaj burgim.

Mirëpo, Gjykata e Apelit kishte anuluar aktgjykimin e shkallës së parë, me arsyetimin se aktgjykimi ishte i përfshirë në shkelje të procedurës penale dhe vërtetimin jo të plotë të gjendjes faktike.

Kurse në rigjykim, më 31 tetor 2023, Gjykata Themelore në Pejë, ndaj të akuzuarit Haliti për veprën penale “Vrasje”, kishte shqiptuar dënim dënim unik prej 20 vjet e gjashtë muaj burgim.

Por, Apeli më 18 mars 2024 sërish e kishte kthyer rastin në rigjykim, duke aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe mbrojtësit të Halitit, avokatit Besnik Berisha.

Në rigjykimin e dytë, Themelorja me vendimin e 12 dhjetorit 2025, të akuzuarin e dënoi me dënim unik prej 19 vjet burgim.

Kreshnik Haliti akuzohej se më 6 mars 2017, në rrugën “Myrvete Maksutaj”, në Pejë, për shkak të një borxhi prej 77 mijë eurosh e kishte vrarë M.Z./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestimi i Osman Selmanit në Serbi, flet i biri: Akuzat për krime lufte janë të pabazuara, kemi dëshmi se ishte refugjat në Maqedoni

Arrestimi i Osman Selmanit në Serbi, flet i biri: Akuzat për krime lufte janë të pabazuara, kemi dëshmi se ishte refugjat në Maqedoni

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Sonte mblidhet Kuvendi për konstituim

Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

​Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist për marrëveshje me LDK-në: Do të ketë lajm

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes në Samitin e Mekës

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes në Samitin e Mekës

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Sonte mblidhet Kuvendi për konstituim

Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

​Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist për marrëveshje me LDK-në: Do të ketë lajm

​Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist për marrëveshje me LDK-në: Do të ketë lajm

Për 24 orë u ngritën 97 aktakuza ndaj 114 personave brenda 24 orëve

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

Ymeri: Që ja u merr mendja mos me thirr sot seancën, takimi i rradhës, si opsion i vetëm është Sheshi

Ymeri: Që ja u merr mendja mos me thirr sot seancën, takimi i rradhës, si opsion i vetëm është Sheshi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën