tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Hyn në Gazë kamioni i parë me dërgesa të naftës

tëvë1 nga tëvë1
15/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kamioni i parë me naftë ka hyrë në Rripin e Gazës të mërkurën, për herë të parë prej kur Izraeli ka vënë bllokadë në këtë enklavë për shkak të luftës me Hamasin, kanë thënë dy burime egjiptiane të sigurisë.

Grupi palestinez, Hamas, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Dërgesa është mundësuar pasi Izraeli ka miratuar dërgimin e 24.000 litrave naftë në Gazë për t’u përdorur nga kamionët e Kombeve të Bashkuara për shpërndarje të ndihmës, mirëpo jo për përdorim në spitale, sipas burimeve humanitare.

Ndihma në sasi të kufizuara kanë hyrë nga Egjipti në Gazë prej 21 tetorit, mirëpo Izraeli ka refuzuar që të lejojë hyrjen e naftës në këtë territor, duke thënë se Hamasi ka rezerva të mjaftueshme.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar ditëve të fundit se shumë shpejt do t’i ndalin operacionet e ndihmës, për shkak të mungesës së naftës.

Punëtorë për ndihma kanë thënë se mungesa e naftës, e cila është e nevojshme për spitale dhe furnizim me ujë, ka ndikuar në përkeqësimin e kushteve për 2.3 milionë banorë të Gazës.

Dëshmitarët kanë thënë se dy kamionë të tjerë janë në pritje në anën egjiptiane të pikëkalimit Rafah, dhe janë duke pritur për të hyrë në Gazë.

Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake për ta shkatërruar Hamasin, pasi grupi radikal ka hyrë në jug të Izraelit më 7 tetor dhe i ka vrarë mbi 1.200 njerëz, si dhe i kanë marrë mbi 240 pengje.

Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 11.000 palestinezë janë vrarë si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite./rel

Të shtëna me armë në një stacion autobusi në Jerusalem, tre të vrarë dhe tetë të plagosur

30/11/2023

Ballkani e pret Viktoria Plzenin në “Air Albania”

30/11/2023

Inspektorati fillon hetimin e reagimit të policëve në protestën për vizitën e Trendafilovës

30/11/2023

Mbyllet për publikun gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

30/11/2023

Vlerat e bukës së zezë për organizëm më të fortë

30/11/2023

Vidhet një traktor në Drenas

30/11/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.