Hungaria ka marrë një pikë shumë të vlefshme për kualifikim në Evropian vitin tjetër në Gjermani.
Të enjten mbrëma, hungarezët barazuan në udhëtim te bullgarët me rezultatin 2:2.
Martin Adam shënoi për mysafirët në minutën e 10-të, ndërsa Spas Delev barazoi shifrat në minutën e 24-t.
Kiril Despodov në minutën e 79-të shënoi për 2:1, kurse goli i barazimit për Hungarinë erdhi në minutën e shtatë të kohës shtesë.
Alex Petkov shënoi autogol.
Pas shtatë ndeshjeve, Hungaria është e para me 15 pikë. Bullgaria e fundit mbetet me tri pikë.