TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Humbja e talentëve nga Gjermania, drejtori i Bayernit përmend edhe Erblin Osmanin

by Teve1
1 muaj ago
0
A A
Humbja e talentëve nga Gjermania, drejtori i Bayernit përmend edhe Erblin Osmanin

Drejtori i zhvillimit të talentëve te Bayern Munich, Jochen Sauer, ka folur për problemin e talenteve që mund të zgjedhin të përfaqësojnë kombëtare të tjera, duke përmendur edhe yllin kosovar të klubit bavarez, Erblin Osmanin.

Në një intervistë për “GOAL”, Sauer ka diskutuar për zhvillimin e futbollistëve të rinj në Gjermani dhe sfidat me të cilat përballet Federata Gjermane e Futbollit, në ruajtjen e talenteve të saj.

Sipas tij, Gjermania po përballet me një konkurrencë gjithnjë e më të madhe nga federatat e tjera, pasi shumë futbollistë të lindur në Gjermani kanë zgjedhur ose mund të zgjedhin të luajnë për vendet e prejardhjes së tyre.

“Ka shumë lojtarë të lindur në Gjermani të cilët Jürgen Klopp nuk mund t’i ftojë në Kombëtare”, ka thënë Sauer, duke përmendur emra si Kenan Yildiz, Can Uzun, Josip Stanishiq, Paul Wanner dhe Malik Tillman, të cilët kanë lidhje me kombëtare të ndryshme.

Në këtë kontekst, ai ka veçuar edhe Erblin Osmanin, talentin e Bayern Munichut me prejardhje nga Kosova.

“Ne e shohim nga afër se sa shumë thirrje nga federata të ndryshme kombëtare vijnë për lojtarë të caktuar. Erblin Osmani, i lindur në Mynih, aktualisht është me Kombëtaren A të Kosovës”, ka deklaruar Sauer.

Osmani, i cili është zhvilluar në akademinë e Bayern Munichut që nga mosha e vogël, tashmë ka bërë edhe debutimin me ekipin e parë të gjigantit bavarez.

17-vjeçari debutoi në Bundesligë në mars të këtij viti, në fitoren 4-0 ndaj Union Berlinit, kur u inkuadrua në minutën e 87-të në vend të Leon Goretzkas. Me këtë paraqitje, ai u bë lojtari i tretë më i ri në historinë e Bayern Munichut që debuton me ekipin e parë, në moshën 16-vjeçare, 10 muaj dhe dy ditë.

Në korrik, Bayern Munich e shpërbleu talentin kosovar me një kontratë afatgjatë, duke e konsideruar atë një prej produkteve të rëndësishme të akademisë së klubit.

Osmani ka përfaqësuar më herët Gjermaninë në grupmoshat e reja, por tashmë ka zgjedhur Kosovën dhe është grumbulluar me Kombëtaren A të “Dardanëve”.

Pikërisht rasti i tij ilustron shqetësimin e Sauer për të ardhmen e futbollit gjerman dhe konkurrencën që po u bëjnë federatat e tjera talenteve të rritur në Gjermani.

Sauer vlerëson se Gjermania duhet t’u krijojë më shumë mundësi të rinjve për të kaluar nga futbolli i moshave në atë profesionist, pasi vetëm përmes minutave në futbollin e të rriturve lojtarët mund të zhvillohen dhe të bëhen kandidatë për Kombëtaren gjermane.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FFK me bileta shtesë në shitje, tifozët e Izraelit nuk udhëtojnë

FFK me bileta shtesë në shitje, tifozët e Izraelit nuk udhëtojnë

Futsall, Kosova kërkon revanshin ndaj Italisë

Futsall, Kosova kërkon revanshin ndaj Italisë

Fazliji i bashkohet “Dardanëve” në grumbullim

Fazliji i bashkohet “Dardanëve” në grumbullim

Shiten biletat për duelin Shqipëri – Finlandë në Tiranë

Ndalohet hyrja e rreth 150 mijë lodrave nga Kina në tregun e Kosovës

Ndalohet hyrja e rreth 150 mijë lodrave nga Kina në tregun e Kosovës

Avokatja e familjes së Diana Kastratit: Presim nga drejtësia e Kosovës të sigurojë praninë e të pandehurit

Avokatja e familjes së Diana Kastratit: Presim nga drejtësia e Kosovës të sigurojë praninë e të pandehurit

Shiten biletat për duelin Shqipëri – Finlandë në Tiranë

Shiten biletat për duelin Shqipëri – Finlandë në Tiranë

Amerikani Hellems largohet nga Bora

Amerikani Hellems largohet nga Bora

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën