Dean Huijsen edhe zyrtarisht është lojtar i Real Madridit.
Presidenti i Realit, Florentino Perez e ka prezantuar të martën mbrojtësin, i cili ka firmosur kontratë pesëvjeçare me klubin mbretëror.
20-vjeçari te skuadra madrilène do ta bartë fanellën me numrin 24.
Huijsen është i lindur në Holandë dhe pasi ka luajtur për gjeneratat e reja të këtij vendi, vendosi ta prezantojë Spanjën, ku me ekipin A ka regjistruar 4 ndeshje deri më tani.
Te Real Madridi, ai është transferuar nga Bournemouthi, ndërsa në të kaluarën ishte edhe pjesë e Juventusit dhe Romës.