TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

HRW kërkon nga talibanët që të respektojnë të drejtat e njeriut

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
HRW kërkon nga talibanët që të respektojnë të drejtat e njeriut

“Populli afgan po jeton në një makth sa i përket të drejtave të njeriut, dhe janë viktima edhe të mizorisë së talibanëve dhe apatisë ndërkombëtare”, tha Fershta Abbasi, hulumtuese për Afganistanin në HRW.

“E ardhmja e Afganistanit do të mbetet e zymtë nëse qeveritë e huaja nuk angazhohen në mënyrë më aktive me autoritetet talibane, duke u bërë presion atyre sa i përket të drejtave të njeriut”.

Në deklaratën e HRW përmenden kufizimet e vendosura nga talibanët ndaj të drejtave të grave, shtypjes së mediave, ndalimeve arbitrare dhe torturave, por edhe ekzekutimeve pa gjyq.

Talibanët u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021, pasi koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u larguan nga vendi. Pas kësaj tërheqjeje, qeveria e mëparshme afgane kolapsoi shpejt. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka njohur qeverinë e talibanëve dhe ka kufizuar angazhimin me të.

Që prej marrjes së pushtetit, pavarësisht thirrjeve, talibanët në masë të madhe ua kanë ndaluar vajzave që të ndjekin arsimin e mesëm dhe ua kanë ndaluar grave që të dalin nga shtëpia pa shoqërimin e një anëtari mashkull të familjes. Ndalimi i udhëtimit ka detyruar shumë gra që të lënë vendet e tyre të punës.

Organizata Human Rights Watch theksoi se “shkeljet e të drejtave të njeriut nga talibanët kanë sjellë dënime të mëdha dhe kanë penguar përpjekjet ndërkombëtare për të adresuar situatën humanitare në vend”. Kjo organizatë tha se Afganistani po përballet me “kolaps ekonomik” pas ndërprerjes së fondeve ndërkombëtare.

“Pas një viti në pushtet, liderët talibanë duhet të pranojnë katastrofën që kanë krijuar dhe kthimin prapa në të drejtat e njeriut, para se më shumë afganë të vuajnë dhe më shumë jetë të humben”, tha Abbasi.

Ndërkaq, në një raport të publikuar më 10 gusht nga organizata Save the Children, u tha se një e katërta e vajzave afgane kanë shfaqur shenja të depresionit dhe 97 për qind e familjeve po përballen me vështirësi që të ushqejnë fëmijët e tyre.

Në muajin maj, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shprehu “shqetësimin e thellë” lidhur me gjendjen e të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan. Në këtë deklaratë të lëshuar nga OKB-ja iu bë thirrje talibanëve që të heqin dorë menjëherë nga politikat e tyre dhe të “respektojnë zotimet e tyre për të rihapur shkollat për të gjitha studentet”. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Dy të vrarë në incidente të ndara në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron shtim të forcave

Dy të vrarë në incidente të ndara në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron shtim të forcave

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

IHMK njofton për ndryshimet e motit deri në fundjavë

I kërcënoi alpinistët se do i pres në fyt – Komuna e Junikut thirrje policisë: Trajtojeni rastin, personi s’eshtë banor i yni

“Liria ka Emër” paralajmëron vazhdimin e protestave

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku: Kosova në këmbë, s’kemi me u ndalë

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, dhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ndodhen në mesin e mijëra protestuesve në Prishtinë

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, dhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ndodhen në mesin e mijëra protestuesve në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën