Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj thotë se dialogu me Serbinë nuk ka qenë ndonjëherë më jo transparent se tani.
Sipas tij, qytetarët e as opozita nuk janë të informuar se cili është rezultati përfundimtar, përcjell teve1.info
“Asnjëherë nuk ka qenë dialogu si proces më i mbyllur dhe më jo transparent me Serbinë, sikurse është tani, ku as qytetarët, as opozita dhe as opinioni publik nuk e dinë se kujt kryeministri Kurti dhe qeveria e tij po i thonë PO në një restaurant, pa e ditur askush në Kuvend të Kosovës se çfarë përmbajnë këto plane dhe çfarë po pranonë e cili është rezultati i përfundimtar!”, ka shkruar ai në Facebook.
Lajçak ka qëndruar dje në Kosovë, ku ka zhvilluar takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Pas këtij takimi, Kurti ka njoftuar se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe e konsideron atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.
Megjithatë Kurti ka deklaruar se për këtë plan do t’i parashtrojë disa pyetje gjatë bisedimeve në Bruksel. /Teve1.info/