TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha: Sulmi ndaj stacionit policor në Zveçan i lidhur kryekëput me investimet e qeverisë atje

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Hoxha: Sulmi ndaj stacionit policor në Zveçan i lidhur kryekëput me investimet e qeverisë atje

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ka thënë se sulmi ndaj stacionit policor në Zveçan lidhet kryekëput me investimet e Qeverisë së Kosovës në nënstacionet policore atje.

Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak se çdo investim që mund të sjell një stabilitet në veriun e vendit është pengesë për grupet kriminale dhe strukturat zyrtare serbe.

“Çdo normalitet, çdo investim që do të sillte një stabilitet në veriun e vendit kuptohet që është pengesë për grupet kriminale dhe për strukturat zyrtare serbe madje të cilat po i financojnë këto grupe siç është argumentuar në rastin e sulmit Banjska, prandaj nuk do mend që edhe hedhja e kësaj granate në stacionin policor të Zveçanit është lidhur kryekëput me këto veprime e investime të Qeverisë së Kosovës në nënstacionet policore. Pra ka ndërlidhshmëri dhe tentojnë që këtë kohë ta mbajnë të ndezur fitilin e dhunës e tensionit për ti fajësuar institucionet e vendit”, është shprehur ai në emisionin “Ditari”, në Tëvë1.

Hoxha beson se mund të ketë edhe sulme tjera të ngjashme në të ardhmen, pasi sipas tij nuk do të ketë qetësi derisa të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Krimi i organizuar adaptohet çdo ditë me situatën prandaj është dinamikë luftimi i krimit të organizuar dhe sfidimi i këtyre grupeve kriminale, shto këtu pastaj edhe specifikat e rajonit të veriut të vendit të Kosovës ku zyrtarisht financohen këto grupe nga grupet shtetërore serbe të Serbisë, prandaj po besoj që do të ketë edhe sulme tjera, shpresoj që të minimizojnë mekanizmat e sigurisë të vendit tonë, natyrisht nuk duhet të jemi aq rehat që nuk do të ketë sulme të tilla, sepse vetëm kur do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë të pranuar ndërkombëtarisht atëherë do të kemi një situatë paksa më të qetë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se pavarësisht nevojës për këso investime në veri, institucionet e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshme sepse siç ka thënë ‘çdo tension atje mund të shkojë në disfavor të Kosovës’.

“Natyrisht duhet pasur kujdes institucionet e vendit përkundër nevojave praktike për policinë e Kosovës dhe mekanizmat e sigurisë për të shfrytëzuar infrastrukturën në atë pjesë të vendit është kohë delikate dhe duhet të ketë kujdes sepse jo të gjithë aleatët ndërkombëtar e kanë vëmendjen 24 orë në veriun e vendit, e prandaj çdo tension do të shkojë në disfavor të Kosovës”, ka theksuar Hoxha.

Mbrëmjen e mërkurës stacioni i Policisë së Kosovës në Zveçan është sulmuar me dy granata dora nga dy persona për të cilët policia e Kosovës po interviston dëshmitar që mund të qojnë në gjetjen e tyre. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Tëvë1 se janë duke mbledhur informacione në terren deri sa ka shtuar se në veri situata mbetët e qetë por e brishtë./teve1.info/

Si ndodhi sulmi në stacionin policor në Zveçan?

Tags: Qeveria e KosovëssulmValdet HoxhaZvecan
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Të gjithë jemi të brengosur për “ikjen e trurit”, por vitet e fundit po përjetojmë dukurinë e kundërt – “kthimin e trurit”

Kurti: Të gjithë jemi të brengosur për “ikjen e trurit”, por vitet e fundit po përjetojmë dukurinë e kundërt – “kthimin e trurit”

Arrestohen pesë persona në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Arrestohen pesë persona në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Me kërkesën për përgjegjësi për rastin e Arlindës dhe ndaljen e vrasjes  së grave përfundon protesta në Prishtinë

Me kërkesën për përgjegjësi për rastin e Arlindës dhe ndaljen e vrasjes së grave përfundon protesta në Prishtinë

Vëllai i Erona Coklit: Zëri ynë për Eronën, Arlindën e gratë të tjera nuk do të heshtë

Australia kërkon nga SHBA të ulë tensionet në luftën me Iranin pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Promovohet libri “Dy kombe një etni-formimi i subjektiviteti kosovar”- i autorit Betim Berisha

Promovohet libri “Dy kombe një etni-formimi i subjektiviteti kosovar”- i autorit Betim Berisha

Çitaku i vlerëson përpjekje për njollosje të UÇK-së, raportimet se Dick Marty është cak për ekzekutim

Çitaku për takimin rreth apelit në Hagë: Janë arritur disa marrëveshje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën