TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si ndodhi sulmi në stacionin policor në Zveçan?

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Si ndodhi sulmi në stacionin policor në Zveçan?

Mbrëmjen e mërkurës stacioni i Policisë së Kosovës në Zveçan është sulmuar me dy granata dora nga dy persona për të cilët policia e Kosovës po interviston dëshmitar që mund të qojnë në gjetjen e tyre. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Tëvë1 se janë duke mbledhur informacione në terren deri sa ka shtuar se në veri situata mbetët e qetë por e brishtë.

Mëngjesi i së mërkurës ishte i qetë por jo nata e së martës.

Mbrëmjen e së martës rreth orës 11:55 minuta, nga kjo pjesë janë hedhur dy granata dore në stacionin e Policisë së Kosovës këtu në komunën e Zveçanit. Policia e Kosovës të mërkurën tashmë kanë filluar hetimet.

Sipas hetimeve fillestare siç ka mësuar Tëvë1, dy persona erdhën nga rruga afër stacionit policor të cilët me granata dore të prodhimit serb m75, sulmuan stacionin e policisë.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Në pjesën mbrapa objektit të policisë, dyshohet se u hodh njëra, ndërsa tjera në këtë pjesë ku dhe janë thyer xhamat e objektit.

Si pasojë e shpërthimit, u dëmtua edhe ky televizor.

Të mërkurën erdhen edhe hetues policor nga Prishtina.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se janë duke u intervistuar disa persona të dyshuar për rastin.

“Sidoqoftë ne në këtë moment kur po flasim këtu njësiti i regjionit tonë së bashku me hetimet edhe të Prishtinës janë duke zhvilluar intervistime janë duke kryer detyrat e veta policore, janë duke mbledh informacione në mënyrë që ta ndriçojmë këtë rast”, tha Elshani.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci e ka cilësuar sulmin, akt terrorist.

“Rasti i djeshëm më shumë është çështje e MPB, pra Policisë së Kosovës, duke qenë që është një akt terrorist i izoluar por i ndërlidhur me aktet e vazhdueshme që grupet e ndryshme paramilitare kanë ndërmarrë kundër vendit tonë duke përfshirë edhe synimin për të aneksuar pjesë të territorit tonë në 24 shtatorin e vitit të kaluar”, u shpreh Maqedonci.

Edhe kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka reaguar duke e quajtur këtë sulm serioz dhe të papranueshëm ndaj institucioneve të vendit.

Nga ana tjetër, ditë më parë Qeveria e Kosovës njoftoi se në fshatin Izvor të Zveçanit, në veriun e banuar me shumicë serbe, po ndërtohet një nënstacion i ri policor.

Tags: Z
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e nderon Isa Boletinin në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e nderon Isa Boletinin në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë

Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë

IKKL kërkon në arkivat e Shqipërisë dokumente të reja për krimet e Serbisë në Kosovë

IKKL kërkon në arkivat e Shqipërisë dokumente të reja për krimet e Serbisë në Kosovë

Shqipëria 114 vjet shtet, Begaj: Pavarësia, përgjegjësi që duhet mbrojtur çdo ditë

Shqipëria 114 vjet shtet, Begaj: Pavarësia, përgjegjësi që duhet mbrojtur çdo ditë

Amedspori i shqiptarëve kthehet te fitorja në Superligën e Turqisë

Amedspori i shqiptarëve kthehet te fitorja në Superligën e Turqisë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e nderon Isa Boletinin në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e nderon Isa Boletinin në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë

Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë

Manchester United pëson tjetër humbje të rëndë, mposhtet 4:0 nga Brentfordi

Manchester United pëson tjetër humbje të rëndë, mposhtet 4:0 nga Brentfordi

Protestuesit rrëzojnë dronin përcjellës në Tiranë                                   

Protestuesit rrëzojnë dronin përcjellës në Tiranë                                   

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën