Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 tha se ata u kanë dhënë mbështetje kërkesave të mësimdhënësve dhe kanë qenë të gatshëm edhe të protestojnë para Qeverisë.
“Në takimet zyrtare që kemi pasur na është thënë që nuk do të ketë greva. Si Këshill ne ju kemi dhënë përkrahje kërkesave të tyre dhe kemi qeni të gatshëm të hyjmë edhe ne në greve urie ose të vendosim tenda para Qeverisë”, ka thënë ai.
Hoxha ka thënë se si Këshill i Prindërve kërkojnë që fëmijët të kthehen në shkollë, ndërsa ka fajësuar SBASHK-un dhe Qeverinë për gjendjen e krijuar.
“Për mendimin tonë fajtorë janë të dy palët, edhe SBASHK-u edhe Qeveria. Kanë pas mundësi edhe SBASHK-u me luajt rolin e vet me blloku shtetin me forma të tjera, jo me fëmijët tanë dhe për shkak të Qeverisë që ka dështuar ta zgjidh një problem të tillë”, ka thënë ai.