Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.
Siç thuhet në komunikatën zyrtare, menaxhmenti i Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka synuar rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, me qëllim që ata të jenë sa më afër komunitetit dhe nevojave të qytetarëve.
“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, theksohet në njoftim.