TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoxha: Murat Jashari mund të jetë kandidat për president, Kurti synon edhe bashkëpunim me LDK-në por i frikësohet numrave

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Hoxha: Murat Jashari mund të jetë kandidat për president, Kurti synon edhe bashkëpunim me LDK-në por i frikësohet numrave

Avokati Valdet Hoxha ka folur për zhvillimet e fundit rreth zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se situata mbetet e paqartë dhe me pak gjasa për një zgjidhje të sigurt.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Hoxha deklaroi se, bazuar në qëndrimet publike të liderëve partiakë, ekziston një pajtim i heshtur kundër shkuarjes në zgjedhje të reja.

“Nga deklaratat publike të liderëve partiakë shihet që, të paktën, ka një konstatim të përbashkët që askush nuk dëshiron zgjedhje të reja. Kjo mund ta hapë një mundësi eventuale për zgjedhjen e presidentit. Megjithatë, nëse dështon ky proces, atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje”, u shpreh ai.

Sipas Hoxhës, gjasat aktuale janë të ndara.

“Mund të themi se janë 50 me 50. Vullneti për të shkuar në zgjedhje nuk ekziston, por edhe siguria që do të zgjidhet presidenti nuk është e madhe. Është një moment interesant, pasi asnjëra parti nuk i ka të garantuara 80 vota për dy raundet e para, ndërsa 61 votat në raundin e tretë duken opsion i vështirë”, theksoi ai.

Duke folur për emrat e mundshëm, Hoxha përmendi mundësinë që kandidati të vijë nga opozita.

“Unë mendoj që mund të jetë një kandidat nga opozita, sepse kryeministri Albin Kurti e ka bërë të qartë se nuk kanë kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje. Ka lënë hapësirë që opozita të propozojë një emër”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se në kalkulimet politike mund të përfshihet edhe emri i Murat Jashari si kandidat i mundshëm nga radhët e PDK-së, ndërsa paralelisht, sipas tij, shihet një preferencë për bashkëpunim me LDK-në.

“Z. Kurti po luan në dy fronte: në njërën anë llogarit votat për një kandidat të PDK-së, ku mund të jetë edhe Murat Jashari, ndërsa në anën tjetër shihet një preferencë për bashkëpunim me LDK-në. Por sfida mbeten numrat, sepse nuk janë afër 80 votave”, përfundoi Hoxha.

Tags: presidentTeve1Valdet Hoxha
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti përkujton betejën e Koshares: Simbol i sakrificës dhe bashkimit kombëtar

Kurti përkujton betejën e Koshares: Simbol i sakrificës dhe bashkimit kombëtar

Osmani përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares: Flakadan që nuk shuhet kurrë

Osmani përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares: Flakadan që nuk shuhet kurrë

Kurti udhëton për në Londër, merr pjesë në një diskutim për shtetformimin ekonomik

Kurti udhëton për në Londër, merr pjesë në një diskutim për shtetformimin ekonomik

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Hamza: Kushtetuta, themeli i shtetit të drejtë dhe të barabartë

Kurti përkujton betejën e Koshares: Simbol i sakrificës dhe bashkimit kombëtar

Kurti përkujton betejën e Koshares: Simbol i sakrificës dhe bashkimit kombëtar

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e aktorit Matthew Perry

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e aktorit Matthew Perry

Osmani përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares: Flakadan që nuk shuhet kurrë

Osmani përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares: Flakadan që nuk shuhet kurrë

Kurti udhëton për në Londër, merr pjesë në një diskutim për shtetformimin ekonomik

Kurti udhëton për në Londër, merr pjesë në një diskutim për shtetformimin ekonomik

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Hamza: Kushtetuta, themeli i shtetit të drejtë dhe të barabartë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën