Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani e ka larguar portierin Andrea Hoxha. Hoxha u largua nga Ballkani të enjten pa zhvilluar asnjë minutë.
Ai iu bashkua Ballkanit në verën e vitit të kaluar nga skuadra gjermane Ponix Lubeck.
“Tifozë të dashur, ju bëjmë me dije se me marrëveshje të përbashkët, e kemi ndërprerë bashkëpunimi me portierin Andrea Hoxha. Klubi e falënderon dhe i dëshiron futbollistit suksese në vazhdimësinë e karrierës së tij”, shkruan në njoftimin e klubit nga Suhareka.










