TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha: Dje nuk u dënuan vetëm ata, u dënua UÇK-ja

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Hoxha: Dje nuk u dënuan vetëm ata, u dënua UÇK-ja

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një reagimi, Hoxha ka thënë se Kosova është zgjuar e lënduar, e fyer dhe e pikëlluar, duke vlerësuar se vendimi ka prekur jo vetëm individët e dënuar, por edhe narrativën historike të Kosovës për luftën.

“Dje nuk u dënuan ata, u dënua UÇK-ja”, ka shkruar Hoxha, duke iu referuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ajo ka theksuar se, pavarësisht vendimit të gjykatës, sipas saj, historia e Kosovës mbetet e njohur për ata që e kanë përjetuar luftën, dhunën dhe diskriminimin gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit.

“Kosova e di kush ishte viktima. Kosova e di pse lindi UÇK-ja. Nuk ka gjyq që e ndryshon këtë në sytë e në jetët e të gjithë neve që e kemi përjetuar luftën, dhunën, përjashtimin, diskriminimin dhe denigrimin permanent nga regjimi i Millosheviqit”, ka deklaruar ajo.

Hoxha ka bërë thirrje për maturi, unitet dhe veprim institucional, duke nënvizuar nevojën që shteti i Kosovës të jetë pranë qytetarëve të tij, përfshirë ata që ndodhen në Hagë.

“Duhet të ringrihemi e rizgjohemi si një shoqëri që, përballë sfidave të delegjitimimit të historisë e kujtesës kolektive, t’i lëmë anash pikëpamjet personale dhe të gjejmë rrugën e duhur përpara. Duhet të sillemi si shtet”, ka shkruar Hoxha.

Ajo ka vlerësuar se situata është serioze dhe se Kosova duhet të reagojë me “mençuri dhe dinjitet”.

“Beteja për drejtësi vazhdon”, ka përfunduar deputetja e PDK-së, duke e mbyllur reagimin me thirrjen: “Liri për çlirimtarët”.

Tags: Eliza Hoxhaish-kreret e UÇK-sëpdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e malore të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e malore të Kosovës

Bajrami për presidenten Shiroka-Pula: Nuk shet akullore që t’i kënaqë të gjithë

Bajrami për presidenten Shiroka-Pula: Nuk shet akullore që t’i kënaqë të gjithë

Bajrami: Partitë në Kosovë garojnë për vendin e dytë, VV-ja nuk e lëshon lidershipin

Bajrami: Partitë në Kosovë garojnë për vendin e dytë, VV-ja nuk e lëshon lidershipin

Prokuroria zbardh detaje për vrasjen e dyfishtë në Gjilan, një person mbetet i plagosur

Kamberi dhe Mustafa alarmojnë për diasporën: Vuçiqi po tenton t’ua pamundësojë votimin shqiptarëve

Kamberi dhe Mustafa alarmojnë për diasporën: Vuçiqi po tenton t’ua pamundësojë votimin shqiptarëve

Kurti takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

Kurti takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

Shaip Kamberi zbulon synimin kryesor të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi: Integrimi në institucionet shtetërore në komunat e tyre

Shaip Kamberi zbulon synimin kryesor të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi: Integrimi në institucionet shtetërore në komunat e tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën