Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se Ambasada Amerikane sot qëndrojnë me popullin e Kosovës në shënimin e Ditës Kombëtare të Zisë, nderimit dhe kujtimit të viktimave të femicidit dhe të gjitha grave kosovare që janë viktima të dhunës në familje.
Në njoftim thuhet se vrasjet dhe aktet e fundit të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të adresuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
“Ambasadori Hovenier: Sot, qëndrojmë me popullin e Kosovës në shënimin e Ditës Kombëtare të Zisë, nderimit dhe kujtimit të viktimave të femicidit dhe të gjitha grave kosovare që janë viktima të dhunës në familje. Vrasjet dhe aktet e fundit të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të adresuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë i lirë nga frika dhe dëmtimi”, thuhet në njoftim./teve1.info./