TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoti: Takimet e ndara të presidentes me partitë politike janë formë e duhur

by Tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Hoti: Takimet e ndara të presidentes me partitë politike janë formë e duhur

Profesori universitar, Afrim Hoti ka deklaruar se roli i presidentes ka qenë i njëanshëm.

Sipas Hotit, ai nuk ka pritur një rezultat pozitiv pasi që partitë politike i kanë betonuar skajshmërisht pozicionet e tyre.

“Roli i presidentes ka qenë i njëanshëm, me përjashtim ndoshta këtë kohën e fundit, por se këto veprime domosdoshmërish që nuk mund të kalojnë pa lënë pasojat e saja, në këtë drejtim nuk prita dhe praktikisht nuk doli ndonjë rezultat sepse subjektet politike siq duket tashmë i kanë çimentuar i kanë betonuar pozicionet e tyre skajshmërisht, diametralisht të kundërta dhe si duket nuk mund ndoshta për shkak të matematikave të tyre të brendshme si për kampin në pozitë dhe për kampin fitues në zgjedhje”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndërkohë, ai e quan skandaloze dështimin e 16-të të konstituimit të Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Derisa, ai e quan të vonuar ftesën e presidentes për takim me partitë shqiptare dhe ato të komuniteteve.

“Nëse edhe dikujt që është tërësisht  jashtë procesit politik i themi që sot po provojmë për herë të 16-të ta zgjedhim kryeparlamentarin e vendit, mendoj që përballet me një argument vërtetë skandaloz, në këtë drejtim mendoj që roli i presidentes ka mund të luhet shumë më herët, ndërkohë që kam përshtypjen që jo ky rol nuk do të duhej të ishte në formë, pra të mblidheshin mediet dhe të iu thuhet atyre se ja presidentja e mori flamurin dhe ajo do ta zgjedhë këto problematik. Gjithsesi e shoh si formë të duhur por skajshmërit të vonuar thirrjen e liderëve politik veç e veç, sepse vendit nuk iu duhen sfilata e as regjisuara të ndryshme, spektakle të llojeve të tilla”, tha ai ndër të tjera.

Ndryshe, të enjten nuk ka prodhuar ndonjë marrëveshje për zgjidhje të ngërçit në Kuvend takimi i parë konsultativ mes presidentes Vjosa Osmani dhe krerëve të partive parlamentare shqiptare.

Pas takimit krerët e partive të PDK-së, LDK-së e AAK-së kanë shprehur qëndrimet e njëjta që kishin para seancës. Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetar i LVV-së nuk është deklaruar për media.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit ka thënë se ka vullnet nga liderët për zgjidhjen e krizës, por që në takimin e parë nuk ka pas ndonjë marrëveshje.

“Në takimin e parë i kam inkurajuar liderët e partive politike që në funksion të realizimit të këtij parimi kushtetues të gjejnë zgjidhjet e përbashkët për konstituimin e Kuvendit që përveçse do të siguronte sigurimin e institucioneve po ashtu do të hapte rrugë edhe për krijimin e qeverisë së re. me lejoni të sqaroi se ky është vetëm takimi i parë dhe natyrisht nëse shihet e nevojshme nga java tjetër do të takojë edhe liderët e partive individualisht për të vazhduar pastaj edhe me formatet e tjera sipas nevojës”, ka deklaruar ajo./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën