TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hoti: Dy projektligjet që do diskutohen në seancën e së enjtes do i japin goditje të rëndë ekonomisë

nga tëvë1
18 Tetor, 2022
0
A A
Hoti sqaron se pse Qeveria duhet t’i paguaj grevistët

Sipas tij, projektligji i parë i cili cakton çmimin maksimal duhet të vlejë vetëm kur shpallet gjendje e jashtëzakonshme, pasi i njëjti nëse miratohet tani do bëjë që tregtarët e vegjël dhe të mesëm të falimentojnë, shkruan teve1.info

“Nëse ky projektligj miratohet kështu siç është përgatitur nga Qeveria, do të falimentojnë tregtarët e vegjël dhe të mesëm. Në treg do të mbeten vetëm disa tregtarë të mëdhenj, të cilët mund të përballojnë marzhat shumë të ulëta për shkak të ekonomizimit të shkallës që tanimë e kanë arritur. Sapo të falimentojnë tregtarët e mesëm e të vegjël, të mëdhenjve do tu rriten shitjet dhe fitimet. Ky do të jetë efekti në përfundimtar i këtij projektligjit, krahas çrregullimeve masive në ofertë në afat të shkurtër”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, sa i përket projektligji të dytë, Hoti thotë se i njëjti krijon kaos në kontratat publike.

“Në projektligj nuk ka qartësi si definohet inflacioni në çmimet e materialeve në kontrata. Nuk dihet sa duhet të jetë inflacioni në mënyrë që të kompensohet operatori. Lista e materialeve, për të cilat operatorët do të kompensohen, është arbitrare. Lejohet mundësia që të kompensohen operatorët edhe për makinerinë që e kanë blerë, e cila nuk do të shërbejë vetëm për kontratën ekzistuese, por edhe për punë të tjera në të ardhmen që kryen operatori ekonomik. Lejohet mundësia e shkëputjes së kontratave nëse operatori nuk pajtohet me vendimin e autoritetit kontraktues, e shumë anomali të tjera”, është shprehur ai. /Teve1.info/

Postimi i tij i plotë:

Dy projektligje, që do të diskutohen të enjten në Kuvend, do t’i japin goditje të rëndë ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së lirë në Kosovë.

1.

Projektligji i parë cakton marzhat tregtare për produktet themelore ushqimore (drithëra, miell, bukë, oriz, pasta, vaj ushqimor, kripë, vezë, sheqer etj.). Po ashtu, cakton çmimin maksimal, si dhe i detyron tregtarët të mbajnë rezerva në depo dhe masa tjera që mund t’i teken Qeverisë.

Një qasje e tillë e kufizimit të konkurrencës mund të vlejë vetëm kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Në situata të luhatjes së madhe të çmimeve, siç është situata tani me inflacion të lartë, duhet përdorur mekanizma të tjerë. Mekanizmi i parë e prek anën e ofertës: (1) ulja e ngarkesave tatimore dhe akcizave, të cilat ulin drejtpërdrejt kostot e furnizimit, si dhe (2) subvencionimi i energjinë në veçanti. Mekanizmi i dytë e prek anën e kërkesës, duke mbrojtur të ardhurat e familjeve përmes: (1) indeksimit për normën e inflacionit të pagave në sektorin publik, pensioneve dhe ndihmave sociale, si dhe (2) rritjes së pagës minimale në ekonomi.

Çdo formë tjetër e ndërhyrjes në treg e shkatërron konkurrencën. Nëse ka vlerësime se po bëhen abuzime me çmime, atëherë duhet aktivizuar Autoritetin e Konkurrencës dhe Inspektoratin e Tregut.

Nëse ky projektligj miratohet kështu siç është përgatitur nga Qeveria, do të falimentojnë tregtarët e vegjël dhe të mesëm. Në treg do të mbeten vetëm disa tregtarë të mëdhenj, të cilët mund të përballojnë marzhat shumë të ulëta për shkak të ekonomizimit të shkallës që tanimë e kanë arritur. Sapo të falimentojnë tregtarët e mesëm e të vegjël, të mëdhenjve do tu rriten shitjet dhe fitimet.

Ky do të jetë efekti në përfundimtar i këtij projektligjit, krahas çrregullimeve masive në ofertë në afat të shkurtër.

2.
Projektligji i dytë merret me kontratat për investimet publike. Sado që çështja është e arsyeshme, pasi investimet publike kanë ngecur, projektligji krijon kaos në kontratat publike. Në projektligj nuk ka qartësi si definohet inflacioni në çmimet e materialeve në kontrata. Nuk dihet sa duhet të jetë inflacioni në mënyrë që të kompensohet operatori. Lista e materialeve, për të cilat operatorët do të kompensohen, është arbitrare. Lejohet mundësia që të kompensohen operatorët edhe për makinerinë që e kanë blerë, e cila nuk do të shërbejë vetëm për kontratën ekzistuese, por edhe për punë të tjera në të ardhmen që kryen operatori ekonomik. Lejohet mundësia e shkëputjes së kontratave nëse operatori nuk pajtohet me vendimin e autoritetit kontraktues, e shumë anomali të tjera.

Anomali në vete është Opinioni i Ministrisë së Financave për ndikimin buxhetor të këtij projektligji. Sipas projektligjit, kostoja e kontratave mund të rritet deri në 20%. Por Ministria thotë se ky projektligj nuk krijon kosto shtesë për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Qasja e duhur për të adresuar problemin e investimeve të ulëta kapitale është duke amendamentuar ligjin për prokurim publik: duke indeksuar vetëm çmimet e materialeve ndërtimore sipas çmimit mesatar në bursë, dhe vetëm këtë herë. Çdo qasje tjetër shkakton kaos dhe krijon hapësirë për abuzime.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfshihet nga zjarri një aneks i shkollës në Suharekë, nuk ka të lënduar

Komuna e Mitrovicës së Veriut rikthen në pronësi edhe një objekt të shfrytëzuar nga strukturat paralele

Komuna e Mitrovicës së Veriut rikthen në pronësi edhe një objekt të shfrytëzuar nga strukturat paralele

Kurti u kërkon ambasadorëve të veprojnë me vendosmëri ndaj sulmeve nga Serbia

Kurti përkujton maskarën në Qyshk: Për këto krime duhet të japë përgjegjësi Serbia

​Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

​Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

3 hat-trick radhazi në shtëpi, Haaland vendos rekord në Premier League

Real Madridi me ofertë të “çmendur” për Haalandin

Presidenti i La Ligës sulmon Barcelonën: Kanë bërë korrupsion sportiv

Presidenti i La Ligës sulmon Barcelonën: Kanë bërë korrupsion sportiv

Përfshihet nga zjarri një aneks i shkollës në Suharekë, nuk ka të lënduar

Ancelotti telefonon Kakàn, Brazili ëndërron çiftin e artë

Ancelotti telefonon Kakàn, Brazili ëndërron çiftin e artë

Arsenali fiton ankandin për Gyökeres: ofertë e majme për sulmuesin suedez…

Arsenali fiton ankandin për Gyökeres: ofertë e majme për sulmuesin suedez…

Rënie interesi pas ‘El Clasicos’, Bernabeu për herë të parë me vende bosh

Rënie interesi pas ‘El Clasicos’, Bernabeu për herë të parë me vende bosh

Amorim: Manchester United do të fokusohet në Ligën e Evropës

Gjesti i Amorimit, paguan nga xhepi udhëtimin për në finalen e Europa League për 30 anëtarë të stafit teknik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X