TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Departamenti amerikan i Drejtësisë: Epstein nuk kishte një “listë klientësh” – s’do të publikohen më dokumente të hetimit

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Departamenti amerikan i Drejtësisë: Epstein nuk kishte një “listë klientësh” – s’do të publikohen më dokumente të hetimit

Departamenti amerikan i Drejtësisë konfirmoi të hënën se Jeffrey Epstein nuk mbante një “listë klientësh”, duke hedhur poshtë një nga pretendimet më të përhapura lidhur me rastin e financierit të ndjerë, i cili u hetua për trafikim seksual të të miturve.

Në të njëjtën kohë, departamenti deklaroi se nuk do të deklasifikohen më dokumente të lidhura me hetimin, pavarësisht premtimeve të mëhershme nga Prokurorja e Përgjithshme e Floridës, Pam Bondi.

Ajo kishte ngjallur shpresa mes figurave konservatore dhe teoricienëve të konspiracionit se zbulime të reja bombastike do të bëheshin publike.

Bondi, në një intervistë për Fox News më herët këtë vit, pati sugjeruar se një “listë klientësh” ekzistonte dhe se ishte “në tavolinën time për shqyrtim”. Por tashmë, deklarata zyrtare e Departamentit të Drejtësisë përgënjeshtron këtë narrativë.

Departamenti publikoi gjithashtu një video nga brenda burgut në Nju Jork, ku Epstein vdiq në vitin 2019, për të mbështetur përfundimin se ai vrau veten. Megjithatë, në një memorandum të fundit, autoritetet thanë se nuk do të publikohen prova të tjera që ishin mbledhur gjatë hetimit.

Pam Bondi kishte deklaruar në mënyrë të përsëritur se priteshin zbulime të mëdha. “Kjo është një administratë e re dhe gjithçka do të dalë në dritë”, kishte thënë ajo, duke i nxitur përkrahësit e Donald Trump të besonin se materialet do të ekspozonin figura të fuqishme të përfshira në rrjetin e trafikimit seksual të Epstein.

Megjithatë, publikimi i parë i dokumenteve – të quajtura “Dosjet Epstein: Faza 1” dhe “Deklasifikuar” – përmbante kryesisht informacione tashmë të njohura dhe nuk solli asnjë zbulim të ri. Kjo shkaktoi zemërim dhe zhgënjim në radhët e konservatorëve.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, pas një shqyrtimi të thelluar të provave, Departamenti i Drejtësisë vendosi se nuk ishte e përshtatshme që të bëheshin zbulime të mëtejshme, ka raportuar Associated Press.

Në memo thuhej se një pjesë e madhe e materialeve ishte vendosur nën vulë gjyqësore për të mbrojtur identitetin e viktimave dhe se shumë nga këto prova nuk do të ishin publikuar as nëse Epstein do të ishte gjykuar.

Ky vendim mbyll përfundimisht një kapitull që për vite me radhë ka ushqyer teori konspirative dhe dyshime për mbulimin e të vërtetës mbi rrjetin e fuqishëm të kontakteve të Epstein.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

Teherani cakton kryeparlamentarin iranian Qalibaf të dërguar special për Kinën

Teherani cakton kryeparlamentarin iranian Qalibaf të dërguar special për Kinën

OBSH-ja shpall shpërthimin e Ebolës në RD të Kongos dhe Ugandë një emergjencë globale shëndetësore

OBSH-ja shpall shpërthimin e Ebolës në RD të Kongos dhe Ugandë një emergjencë globale shëndetësore

“Gjuhën t’uej kurr mos ta lini!”, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, mesazh të fuqishëm në përkrahje të studentëve shqiptarë

“Gjuhën t’uej kurr mos ta lini!”, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, mesazh të fuqishëm në përkrahje të studentëve shqiptarë

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Haradinaj: Së shpejti do të kemi zgjedhje

​Haradinaj: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, studentët kërkojnë dinjitet dhe barazi

OVL-UÇK dënon dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik

OVL-UÇK dënon dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

27 vjet nga beteja e Jabllanicës, Haradinaj përlotet teksa i kujton shokët e rënë

27 vjet nga beteja e Jabllanicës, Haradinaj përlotet teksa i kujton shokët e rënë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën