TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Holanda ndihmon qentë endacakë në Kosovë me donacion prej 170 mijë eurosh

Një ndihmë për qentë endacakë në Kosovë erdhi sot nga Holanda. Vlera e saj është 170 mijë euro dhe përfshin ushqim dhe pajisje të tjera.

by TËVË 1
1 muaj ago
1 0
A A

Është hera e tetë radhazi që ndihma nga donatorë po arrin në Kosovë brenda këtij viti.

Transporte këto të organizuara nga donatorë holandezë në bashkëpunim me organizatën për kujdesin ndaj qenëve “Animals Kosova”.

Rreth 23 ton ndihma u shpërndanë këtë të premtë për vullnetarë në qytetin e Lipjanit.

Vlera e këtij transporti të së premtes kap shifrën rreth 170 mijë euro.

Për shumë vullnetarë, këto ndihma janë shpëtim, sepse ushqimi për kafshët, shpesh blihet nga xhepi i tyre.

“Është një proces i mirë dhe na ndihmon shumë, se ne Kosovë dihet sa kem mundësi na mi kqyrë qentë endacakë e me i ushqy, por kur vijnë këto ndihma janë të mirëseardhura se prej xhepit tonë s’kemi pas mundësi. Mirë është po nuk është mjaftueshëm”, tha Ruzhdi Zeqiri.

“Mos me kon qeto ndihma, unë blej shumë bukë, qekjo është e treta herë që vi, veç prej qe po vijnë këto ndihma nja 20 qenë i kom pshtu. Veç mos me kon qeto ndihma edhe angazhimi i Sadri Sopaj, shumë kishim hjek”, deklaroi Ramadan Krasniqi.

E ka edhe nga ata që ka vite që kujdesen për qentë me shpenzime të tyre.

“Çdo ndihmë është e mirëseardhur, në momentin që ne nuk mundemi mu organizu për me i ndihmu kafshëve tona, atëherë që vjen dikush prej Holandës, një aktivist i tyre edhe i cili na ndihmon për kafshët tona. Këta kanë fillu që dy vite me na ndihmu a unë hy për vitin e 10 që edhe pa ndihmën e tyre i kom ndihmu kafshët”, tha Bajram Kazagiqi.

Themeluesi i organizatës ‘’Animals Kosova’’, Sadri Sopi tha që këto transporte vetëm gjatë këtij viti kapin vlerën rreth 2 milionë euro.

“Nevoja është e madhe, se na kanë kërku ndihma pasi që dimri i ftohtë dhe temperaturat e ulëta po gjejnë shumë këlysh rrugëve. Përndryshe ky është transporti i 8 për këtë vit donacione të holandezëve, kontributi është i tyre, gjitha pagesat i bojnë ata e ne i sjellim këtu falas dhe i ndajmë për krejt Kosovën për çdo vullnetar që iu ndihmon kafshëve. Vetëm për këtë vit është transporti i 8, diku afër 200 tonë ndihma vlera është mbi 2 milionë euro”.

Sipas Sopit në këto transporte përveç ushqimit kanë edhe gjëra të tjera si kafaze, transportierë e batanije. Ai gjithashtu bën thirrje që të ketë ndihma nga qytetarët edhe nga institucionet kosovare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEDS njofton ndërprerje të energjisë elektrike, këto janë zonat ku paralajmërohet të ketë reduktime

KEDS njofton ndërprerje të energjisë elektrike, këto janë zonat ku paralajmërohet të ketë reduktime

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Sot në Bruksel mbahet takimi i parë për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi

Sot në Bruksel mbahet takimi i parë për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi

E hëna me diell e vranësira, temperaturat minimale prej -11 deri në -7°C

Mot i vranët në orët e mëngjesit, me mundësi për reshje të izoluara bore

KEDS njofton ndërprerje të energjisë elektrike, këto janë zonat ku paralajmërohet të ketë reduktime

KEDS njofton ndërprerje të energjisë elektrike, këto janë zonat ku paralajmërohet të ketë reduktime

​Trepça përmbys Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

​Trepça përmbys Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Sot në Bruksel mbahet takimi i parë për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi

Sot në Bruksel mbahet takimi i parë për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi

E hëna me diell e vranësira, temperaturat minimale prej -11 deri në -7°C

Mot i vranët në orët e mëngjesit, me mundësi për reshje të izoluara bore

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën