Gazetari i Tëvë1, Arton Rama ka raportuar se në këto momente është larguar edhe kamioni i fundit që shërbente si barrikadë në Zupç.
Ndërkohë e barrikaduar mbetet rruga te “Shkëmbi i Dudës”.
Ndryshe, të enjten barrikadat u larguan nga Rudari dhe Lagja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Barrikadat ishin vendosur rreth 3 javë më parë nga qytetarë të komuniteti serb në këtë pjesë, si reagim pas arrestimit të ish pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i akuzuar për vepra terroriste.
Tërheqjen e kamionëve, autobusëve dhe mjeteve tjera të rënda, serbët lokalë një ditë më parë e bënë me maska në fytyrë./teve1.info
https://teve1.info/lajmet/1filloi-largimi-i-barrikades-ne-zupc/