TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hiqen vizat për udhëtime në zonën Schengen

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Hiqen vizat për udhëtime në zonën Schengen

Përshëndetjen nga larg e kanë më të lehtë.

E nga afër, mërzia u dallohet qartazi në fytyrë.

Përqafime nga familjarët morën të gjithë ata që u nisën në mërgim të hënën.

Por në radhë, tashmë po presin edhe qytetarë që për herë të parë po e shfrytëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë.

Kjo pasi nga ky fillim vit, Kosovës i është hequr regjimi i vizave.

“Me thënë të drejtën kemi pas dëshirë edhe ma herët kemi tentu, po nuk na pranuan. E tash që u hoqën vizat, mezi po pres. Shkoj pak te djali, ai po vjen këtu boll po ta shoh Gjermaninë najherë edhe unë”, tha Besim Thaçi.

E kërkesa për udhëtim pa viza, sipas agjencioneve turistike është e madhe.

“T’u e marrë parasysh që sot është dita e parë e liberalizimit të vizave, kërkesa ka qenë e mjaftueshme, mirëpo problemi është që biletat janë shtrenjtë edhe për këtë arsye nuk po mundet me u shfrytëzu si duhet, por presim që në të ardhmen të ketë lëvizje më të lirë”, tha Jahir Tahiri, pronar i agjencionit turistik.

E kjo pamje në Aeroportin Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’, këtë të hëne të 1 janarit tregon shumë.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këtë një janar ka fluturime shtesë. Vetëm gjatë ditës së sotme do të realizohen 35 fluturime vetëm në shkuarje.

E ndonëse po shkon për kurbet për shkaqe shëndetësore, ish ushtari i UÇK-së, Mustafë Kajtazi e dëshiron kthimin në atdhe.

“Kosova e ka fitu një betejë të madhe për shkak të liberalizimit, po është edhe një humbje e madhe se njerëzit mendojnë se ata dalin edhe menjëherë kanë me i mbërri paret hazër. Por është e kundërta, tre muj ditë me nejt edhe duhet apet me u kthy këtu. Unë si ta kisha shëndetin dhe si ta kisha një rrogë qysh e kemi pasë me dinjitet si ushtar i UÇK-së, sot edhe pse jam shtetas gjerman do e kisha lënë mërgimin e do të isha kthy këtu”, u shpreh Mustafë Kajtazi, ish-ushtar i UÇK-së.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet konkursi

Dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet konkursi

Ndalohen pesë persona të dyshuar për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim dhe mashtrim me banesa sociale në Pejë

Gjykimi për gazin lotsjellës, Salih Zyba kërkon që shkaku i zgjedhjeve seanca e radhës të caktohet pas 45 ditësh

Gjykimi për gazin lotsjellës, Salih Zyba kërkon që shkaku i zgjedhjeve seanca e radhës të caktohet pas 45 ditësh

Miratohet Programi Vjetor 2026 për bujqësinë, mbi 77 milionë euro në mbështetje të fermerëve

Trump pezullon veprimet ushtarake, citon bisedimet me Iranin – Teherani mohon negociatat

Trump kërcënon të reduktojë numrin e trupave në Gjermani

Kamberi: Parlamenti i Serbisë është një ambient toksik, Vuçiq rrezikon të humbasë pushtetin

Kamberi: Edhe bankat në Serbi po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve

​Daut Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Drenica, krenare me sakrificën e pashembullt për liri

​Daut Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Drenica, krenare me sakrificën e pashembullt për liri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën