TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

by Tëvë1
1 muaj ago
2
A A
Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

I dërguari i SHBA-së për Kosovën gjatë kohës së luftës, Christopher Hill, ka folur për procesin e Rambujesë dhe raportet që kishte me ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq. Ai ka treguar se Millosheviqi kishte përmendur me emër Hashim Thaçin gjatë takimeve të tyre dhe ishte i shqetësuar për rolin e UÇK-së në proces.

“Millosheviqi mendonte se ne po largoheshim nga [Ibrahim] Rugova dhe mendonte se ishte gabim i rëndë, sepse ai besonte se do të duhej të merrej me UÇK-në, që kishte qëndrim të ashpër,” tha Hill.
“Rugova asnjëherë nuk kërkoi më pak se pavarësinë, por ai pranoi se nuk ishte i interesuar për luftën e armatosur,” shtoi ai.

Sipas Hillit, Millosheviqi ishte i shqetësuar se SHBA-të do ta mënjanonin Rugovën dhe do ta zgjidhnin UÇK-në si partnere në bisedime.

“Pse shqetësohej për këtë, nuk jam i sigurt,” u shpreh diplomati amerikan.
“Kishte ndjesi të tilla edhe te të tjerët, madje edhe brenda SHBA-së, ku disa mendonin se duhej komunikuar më shumë me UÇK-në.”

Hill foli edhe për procesin e Rambujesë, duke theksuar se në atë kohë ishte optimist se marrëveshja do të funksiononte.

“Morëm sinjale nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së se e përkrahnin marrëveshjen, por kishim shqetësime se çfarë do të ndodhte në Serbi, pasi ajo nuk e nënshkroi,” tha ai.

Diplomati amerikan theksoi se pas Rambujesë, qëndrimet e palëve u ndanë qartë.

“Shqiptarët u kthyen në Kosovë për të gjetur paqe, ndërsa pas Rambujesë serbët u kthyen në Serbi për t’u përgatitur për luftë,” deklaroi Hill.

I pyetur se kush e nënshkroi marrëveshjen, Hill tha se nuk i kujtohej saktësisht, por theksoi unitetin e delegacionit kosovar.

“Ajo çfarë më kujtohet është se i gjithë delegacioni i Kosovës ishte dakord për marrëveshjen dhe ishin pozitivë për nënshkrimin në Paris. Isha shumë i kënaqur që ata, ndryshe nga më parë, në atë moment ishin në një mendje dhe të bashkuar,” tha ai.

Hill theksoi se marrëveshja e Rambujesë ishte edhe një mesazh për Serbinë, pavarësisht se ajo refuzoi ta nënshkruante.

“Marrëveshja ishte një mesazh për serbët se kjo do të ndodhë dhe është mirë që të bëhen pjesë e procesit,” theksoi ai.

Sipas tij, ky proces hodhi poshtë pretendimet e Millosheviqit se “shqiptarët nuk pajtohen për asgjë”.

“Ky ishte një mesazh i kundërt me atë që po thoshte Millosheviqi. Ne po i tregonim atij se e kishte gabim, sepse arritëm marrëveshjen. Por i thamë se do të ishte mirë që të mendonte për lëvizjen e ardhshme të Serbisë,” përfundoi Christopher Hill.

Tags: Christoher Hillish-kreret e UÇK-sëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drini Gashi bëhet kosovari i parë që i bashkohet Gardës Kombëtare të Ajovas

Drini Gashi bëhet kosovari i parë që i bashkohet Gardës Kombëtare të Ajovas

Berisha: PDK e vetme në zgjedhje, ka kapacitet e program ambicioz

Berisha: PDK e vetme në zgjedhje, ka kapacitet e program ambicioz

Ruzhdi Shehu betohet për mandatin e dytë në krye të Junikut

Ruzhdi Shehu betohet për mandatin e dytë në krye të Junikut

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, pritet nga Papa Leo XIV

Pse vrapimi në dimër i bën më mirë trupit se vrapimi në verë?

Pse vrapimi në dimër i bën më mirë trupit se vrapimi në verë?

Drini Gashi bëhet kosovari i parë që i bashkohet Gardës Kombëtare të Ajovas

Drini Gashi bëhet kosovari i parë që i bashkohet Gardës Kombëtare të Ajovas

Drita ka 99.96% gjasa që të kaloj në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës

Drita ka 99.96% gjasa që të kaloj në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës

Tmusiq i Trepçës, MVP i javës

Tmusiq i Trepçës, MVP i javës

5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Maresca e mposht Guardiolan dhe Artetan, shpallet më i miri i muajit në Premier League

Maresca e mposht Guardiolan dhe Artetan, shpallet më i miri i muajit në Premier League

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Beshiktashi 

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Beshiktashi 

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën