TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hill: Lajçak po punon për zgjidhje që nuk do të imponohen, ato nuk qëndrojnë shumë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ambasadori Hill: Serbia duhet të vendosë për rrugën evropiane, Kosova dhe Ukraina janë situata të ndryshme

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, vlerësoi se zgjidhjet e imponuara nuk mund të zgjasin shumë.

Por, Hill shtoi se mendon se i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për atë proces që nuk do të imponohet.

“E dini, zgjidhjet që imponohen nuk zgjasin shumë. Ju dëshironi zgjidhje që do të vijnë natyrshëm. Jam i sigurt se zoti Lajçak po punon për to”, tha Hill për mediumin serb “Blic”, pas rundit të ri të dialogut në Bruksel.

Ai deklaroi se ndihet krenar për mbështetjen që SHBA-ja i jep Lajçakut, por edhe se i vjen mirë që SHBA-ja është e përfshirë drejtpërdrejt në atë proces përmes të dërguarit të saj special, Gabriel Escobar.

“Kam punuar në proceset e paqes dhe e di sa e vështirë është, çfarëdo që të bësh dikush do të zemërohet… Do të doja që kjo çështje të zgjidhej, e di që është e vështirë për të gjithë. Por mendoj se Serbia ka një të ardhme të ndritur dhe do të doja që ajo të fokusohej në të”, tha ambasadori Hill.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, ai vlerësoi se dy vendet kanë një dialog shumë të mirë, por se mund të arrihet më shumë.

“Ajo që mund të them është se ka një konsensus në rritje në SHBA se ne duhet të përmirësojmë marrëdhëniet me Serbinë dhe se ne duhet të jemi miq dhe partnerë përsëri”, tha Hill.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e pestë e fushatës sjell tubime të reja të partive politike

Dita e pestë e fushatës sjell tubime të reja të partive politike

Vetëm 7,668 euro në vit – Kosova mbetet me pagën mesatare më të ulët në rajon

Vetëm 7,668 euro në vit – Kosova mbetet me pagën mesatare më të ulët në rajon

​Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

​Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

E enjte me diell dhe pak erë

Java nis me diell dhe vranësira të shpërndara

Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën Artificiale

Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën Artificiale

E enjte me diell dhe pak erë

Java nis me diell dhe vranësira të shpërndara

KOMF kërkon që fëmijët mos të përdoren për fushatë nga partitë politike

KOMF kërkon që fëmijët mos të përdoren për fushatë nga partitë politike

Njësia e përbashkët ushtarake me Shqipërinë, LVV thotë se do ta jetësojë – ushtarakët skeptikë

Njësia e përbashkët ushtarake me Shqipërinë, LVV thotë se do ta jetësojë – ushtarakët skeptikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën