Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zveçan, respektivisht Zherovniç, raporton teve1.info.
Kështu ka konfirmuar për Tëvë1, zv.drejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore e cila është hedhur në një oborr të një shtëpie.
Derisa përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvecan, respektivisht Zherovnic është dëgju një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktu nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësit relevante të Policisë kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin”, tha Elshani./teve1.info./