Sulmuesi i talentuar spanjoll, Gonzalo Garcia, ka shkëlqyer duke realizuar “hat-trick” në fitoren e Real Madridit.
Reali i ka arkëtuar pikët e plota të dielën mbrëma. Reali në kuadër të javës së 18-të të La Ligas e mposhti Real Betisin në shtëpi me rezultatin 5:1.
Garcia në minutën e 20-të me asistim te Rodrygos shënoi për 1:0.
21-vjeçari e realizoi edhe golin e dytë në minutën e 50-të. Gjashtë minutë më pas, mbrojtësi i qendrës, Raul Asencio, e realizoi golin e tretë. Sulmuesi Garcia “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 82-të. Realizatori i golit të fundit ishte Fran Garcia në minutën e 94-t.
Ndërsa golin e vetëm për Betisin e shënoi Cucho Hernandez në minutën e 66-të.
Reali e mban pozitën e dytë me 45 pikë. Katër pikë më shumë ka Barcelona që është lidere. Betisi numëron 28 pikë dhe e zë vendin e gjashtë.










