TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hetemi: Mu bë presion i jashtëzakonshëm për të dalë nga komuna

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Hetemi: Mu bë presion i jashtëzakonshëm për të dalë nga komuna

Kryetari i ri shqiptar i Leposaviqit, komunë e banuar me shumicë serbe në veriun e Kosovës, Lulzim Hetemi ka qëndruar i mbyllur në ndërtesën komunale për rreth 7 muaj.

Hetemi për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka shpalosur detaje nga ajo kohë.

“Fillimi ka qenë me tensione me protesta të dhunshme. Rreth 1 muaj e gjysmë nuk kemi mund as me lëviz. Por para se me hy këtu e kemi pas kabinetin e formuar dhe kemi ardhur këtu me drejtori,  ku i kemi 6 drejtori shqiptare dhe 7 të komunitetit serb” është shprehur ai.

I pyetur se a ka pasur presion politik ose ndonjë tjetër për t’u larguar nga komuna, ai ka pohuar se presioni ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Presion më së shumti kam pas prej KFOR-it, qytetarëve e njerëzve me ndikim të politikës. Gjatë gjithë muajit kam pas vizitë nga ana e KFOR-it amerikan nga 6-7 herë në ditë për të dal. Kur vinte dita e premte më thonin për vikend me pushu. Kryetari ka dëshirë me shku në pushim por a kam unë garancion që vij të hënen në punë, jo. Kështu që nuk do të lëvizi i kam thënë KFOR-it deri të bëhet një ditë mirë. Tash që 3-4 ditë po lëvizi normal pa problem”

“Kur kam ardhur në fillim këtu kam qenë i qartë dhe i prerë edhe në biseda me amerikan, që unë jam shume i qartë se deri që të bëhet mirë nuk dal nga këtu, kështu ka qenë dhe ashtu ndodhi.

Kryetari Hetemi ka thënë se gjatë periudhës që ka qenë i mbyllur në komunë nuk ka zgjedhur çfarë të ha.

“Ketu kemi pas edhe kuzhinën kemi përgatit bashkë me polici e stafin. Për ushqim s’bën mu anku”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komuna veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – u mbajtën më 23 prill të këtij viti, pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntorin e 2022-tës. Ndërsa Hetemi u ndihmua nga njësia speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit. Hyrja e tij në objektin komunal u prit me protesta nga banorë vendës serbë dhe nga grupe të ndryshme të dhunshme, që sulmuan forcat e rendit dhe gazetarët e mbledhur. /teve1.info

Tags: LeposaviqLulzim Hetemi
ShareTweet

Postime të ngjashme

NATO: Situata në veri të Kosovës e qetë, por e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe

NATO: Situata në veri të Kosovës e qetë, por e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

27 vite burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e para 2 viteve në Fushë-Kosovë

27 vite burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e para 2 viteve në Fushë-Kosovë

Akreditohet Zejnullahu, Kosova me atashe të mbrojtjes në Çeki

Sulmet ukrainase ndërprejnë furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje në dy qytete të mëdha ruse

Rusia bëri “përparimin më të madh të vitit” në nëntor, thotë studimi

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Platforma ajrore pa ekuipazh e Turqisë bën histori në aviacionin luftarak

Platforma ajrore pa ekuipazh e Turqisë bën histori në aviacionin luftarak

Dita Botërore kundër HIV-AIDS/it, 125 raste të reja në Shqipëri

Dita Botërore kundër HIV-AIDS/it, 125 raste të reja në Shqipëri

Starmer pranon goditjen ekonomike të Brexit-it: Britania duhet të forcojë marrëdhënien me BE-në

Starmer pranon goditjen ekonomike të Brexit-it: Britania duhet të forcojë marrëdhënien me BE-në

27 vite burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e para 2 viteve në Fushë-Kosovë

27 vite burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e para 2 viteve në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën