TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hendbollistet e Kosovës një hap pranë Botërorit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hendbollistet e Kosovës një hap pranë Botërorit

Hendbollistet e Kosovës e kanë përfunduar me sukses hapin e parë në rrugën drejt Kampionatit Botëror.

Të premten mbrëma fituan me katër gola dallim ndaj Belgjikës, 32:28. Telashe nuk patën as në duelin e dytë ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Rezultati ishte edhe më i thellë madje. “Dardanet” i mposhtën hendbollistet boshnjake me rezultatin 32:26, me gjashtë gola dallim. Ndeshjet e Grupit 2 u zhvilluan në Hasselt të Belgjikës dhe ishin të rëndësishme për “Botërorin 2025”. Tani Kosova do të luajë në fazën e plejofit dhe është vetëm një hap larg avancimit në Botërorin që vitin tjetër organizohet në Holandë dhe Gjermani. 

Të shtunën  shkëlqeu Leonora Demaj. Kapitenia e Kosovës shënoi 13-të gola ndërsa pati 15 tentime.

Lojë shumë të mirë pati edhe Marigona Hajdari që shënoi gjashtë herë nga tetë tentime. Me nga katër gola në këtë fitore kontribuuan Fitore Aliu Berisha dhe Albina Rugova Tahirukaj. 

Portieria Aurora Kryeziu po ashtu luajti rol në fitore me 11 pritje nga 30 gjuajtje sa shkuan në drejtim të saj. 

Desire Kolasinac ishte më e dalluara te Bosnjë-Hercegovina me tetë gola në 11 tentime. 

Në rrugën drejt Kampionatit Botëror të edicionit të kaluar, Kosova kishte arritur që të kalonte në fazën e dytë kualifikuese. Por në atë rast, Kosova humbi nga Polonia dhe nuk e kishte arritur suksesin historik.
Kosova kundërshtarin e radhës në fazën e dytë kualifikuese do ta mësojë më 14 dhjetor, në shortin që do të tërhiqet në Vjenë. 

Plejofi do të zhvillohet me dy ndeshje në muajin prill të vitit të ardhshëm. 

Ndërkohë, Kampionati Botëror do të organizohet nga 27 nëntori deri më 14 dhjetor, në vitin e ardhshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën