Të mërkurën, është tërhequr shorti për sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj.
Tërheqja e shortit është bërë në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), ndërsa në xhiron e parë do të ketë duele interesante.
Shorti ka përcaktuar që Rahoveci ta nis mbrojtjen e titullit të kampionit në shtëpi kundër skuadrës së Vushtrrisë.
Fituesi i Kupës së Kosovës, Ferizaj në xhiron e parë përballet me Prishtinën, ndeshje kjo që luhet në palestrën “Bill Clinton”.
Në Mitrovicë, do të jetë dueli mes Trepçës dhe Besës Famgas, ndërsa Vëllaznimi në Gjakovë luan kundër Llapit, ekip i rikthyer në Superligë.
Ndeshjet e xhiros së parë, do të zhvillohen më 20 dhe 21 shtator kur edhe zyrtarisht nis sezoni i ri.