TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Helikopteri i KFOR-it pengohet me laser gjatë fluturimit, nisin hetimet

Gjatë fluturimit nga Aeroporti i Prishtinës, një helikopter i KFOR-it u pengua të hënën nga një rreze laseri. Rasti u iniciua tek dje, gjersa hetimet janë duke vazhduar

by Fetije Kamberi
3 muaj ago
2 0
A A

Gjatë tërë ditës, aeroplanët ngriten e aterojnë në Aeroportin e Prishtinës.

Por të hënën e 13 korrikut, një helikopter  u ballafaqua me një problem.

Ai gjatë kohës së fluturimit, u pengua me rreze laseri.

“Për shkak te lartësisë se aeroplanit, nuk dihet prej nga erdhi kjo rreze laseri, por sipas përshkrimit te pilotit ka qenë në komunën e Lipjanit,  afër fshatit Janjevë.

Madje ky mjet i përkiste KFOR-it.

Këta të fundit, përmes një “emaili” një ditë më vonë e njoftuan Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Në bazë të informatave që ata kanë, ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje.

“Rasti ka ndodhur me 13.07.2026, ndërsa informatën e kemi pranuar të nesërmen përmes emailit nga KFOR. Në bazë të informatave të dhëna në email, rasti ka ndodhur në afërsi të Janjevës. Sipas informatave të pranuara, konsiderohet që nuk ka qenë në fazën e aterimit, mirëpo ka qenë në fazën e fluturimit. Ka qenë helikopter i KFOR-it”, shkruhet në njoftim.

Rasti është iniciuar te Policia tek të enjten, të cilët njoftuan se hetimet po vazhdojnë.

Ndërsa as nga Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk dhanë shumë informacione, por bënë të ditur se po grumbullohen prova.

“Pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin si ‘Rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil’. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës dhe të gjithë njësitet e tjera përkatëse janë duke ndërmarr veprime për grumbullimin dhe mbledhjen e provave të nevojshme në lidhje me këtë rast. Për çdo zhvillim të mëtutjeshëm lidhur me këtë çështje, do të njoftoheni me kohë”, deklaroi Kaltrina Shala, zëdhënse e prokurorisë themelore në Prishtinë.

Televizioni i ka dërguar pyetje edhe KFOR-it për detaje shtesë, por deri në publikimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK largohet nga Komisioni për AKI-në, kërkon urgjentisht Ligjin për Specialen

PDK largohet nga Komisioni për AKI-në, kërkon urgjentisht Ligjin për Specialen

Berisha: Kishim kuorum, duhet zgjidhur ngërçi politik

Berisha: Kishim kuorum, duhet zgjidhur ngërçi politik

Sillen në Gjykatën Themelore në Prizren të akuzuarit për grabitjen e armatosur në Suharekë

Sillen në Gjykatën Themelore në Prizren të akuzuarit për grabitjen e armatosur në Suharekë

Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit

Policia fton për intervistim Adrian Hilën, një ditë pas shpërndarjes së videove intime

Vrasja e vitit 2025 në Podujevë, Gjykata dënon me 20 vite burg Arbër Havollin

Vrasja e vitit 2025 në Podujevë, Gjykata dënon me 20 vite burg Arbër Havollin

Foda i lë në tribuna tre futbollistë për ndeshjen Kosovë – Izrael

Foda i lë në tribuna tre futbollistë për ndeshjen Kosovë – Izrael

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën