TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hehir: Gjykata Speciale po rrezikon stabilitetin politik dhe shoqëror në Kosovë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Hehir: Gjykata Speciale po rrezikon stabilitetin politik dhe shoqëror në Kosovë

Ai duke folur për zhvillimet e fundit në këtë gjykatë e cila ditë më parë deponoi akuza shtesë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, tha për Tëvë1 se ky organ është duke u ndikuar politikisht.

“Progresi i Gjykatës Speciale deri më sot ka qenë i ngadalshëm. Ndonëse është e vërtetë që Gjykata është nën presion të konsiderueshëm për të siguruar që proceset e saj janë të rrepta dhe aktakuzat e saj janë të forta, është e pamundur të besohet se vetëm këto shpjegojnë pse nuk kanë filluar ende proceset gjyqësore. Krijimi i gjykatës u ndikua shumë nga politika dhe është e paimagjinueshme që funksionimi i gjykatës të mos ndikohet nga politika”, tha ai.

Tutje, profesori thotë se Gjykata Speciale po rrezikon stabilitetin politik dhe shoqëror të Kosovës.

“Testi i vërtetë i kësaj gjykate do të jetë kur të fillojnë gjykimet dhe veçanërisht kur të jepen vendimet. Në anën tjetër mijëra shqiptarë të Kosovës që ende presin lajme për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur, pa dyshim do të pyesin veten pse nuk janë ndërmarrë përpjekje të ngjashme për të zbardhur fatin e tyre. Gjithashtu ideja që liderët e UÇK-së të portretizohen si kriminelë dhe jo si heronj, ka të ngjarë të ketë implikime serioze për stabilitetin politik dhe shoqëror në Kosovë”, është shprehur ai.

Televizioni ka pyetur Zyrën e Prokurorit nëse do ketë përsëri akuza shtesë në aktakuzën ndaj Thaçit e të tjerëve mirëpo Zëdhënësi Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett, ka thënë se nuk flasin për këtë çështje.

Në aktakuzën e re, prokurori Jack Smith ka përfshirë disa krime të pretenduara në dy fshatra të Suharekës dhe një konvikt në Gjilan, për të cilat akuzohen ish-drejtuesit e lartë politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kronika e realizuar nga Shpat Blakçori

Tags: Gjykata Specialerrezikimi i stabilitetit ne Kosove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Synim, promovimi i interesave të Kosovës

Osmani në Ditën e Gruas: Pa pjesëmarrjen e grave nuk ka paqe të qëndrueshme

Haxhiu me bashkëpartiake nderojnë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit

Haxhiu me bashkëpartiake nderojnë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit

8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë

8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Sulm me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuari – policia gjen armë dhe granatë në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës: 8 Marsi simbol i barazisë dhe fuqizimit të grave

Policia e Kosovës: 8 Marsi simbol i barazisë dhe fuqizimit të grave

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Nga grevat e punëtorëve tek revolucioni

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Nga grevat e punëtorëve tek revolucioni

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Sulmohet me thikë një person pas një mosmarrëveshje në trafik, arrestohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën