TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

by Driton Sadiku
2 orë ago
0 0
A A

Detyrën e mori këtë të shtunë.

Nga tani e tutje, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu do të jetë ushtruese e detyrës të së parës së shtetit, derisa vendi të bëhet me president të ri.

Për aq kohë sa do të jetë në krye të shtetit, Haxhiu do t’i ketë kompetencat e plota.

Mirëpo, këtë pozitë, ajo s’mund ta mbajë më shumë se gjashtë muaj.

“U.d  i presidentit nuk ka ndonjë akt normativ që i rregullon kompetencat ndoshta të kufizuara të saj, por kjo i ushtron të gjitha kompetencat e plota si një president valid. Kështu që presidentja i ka të gjitha duke filluar edhe nga komandanti suprem e dekretimi dhe kështu me radhë…është e sanksionuar nga neni 90 i Kushtetutës që thotë se ne momentin kur funksioni i presidentit është në vakum, brenda këtyre 6 muajve duhet të zgjidhet edhe presidenti”, tha ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

E pikërisht kompetencat e plota në presidencë, sipas PDK-së, janë arsye që kryeministri Kurti, siç thonë ata, po zvarrit procedurat e zgjedhjes së presidentit.

Deputeti i kësaj partie, Artan Behrami, në Tëvë1 tha se ekziston rreziku që vendi të futet në një cikël të vazhdueshëm krizash politike.

“Frika ime më e madhe është, synimi i radhës i Albin Kurtit. Ky synim përbën rrezik për shtetin e Kosovës. Ai do të mundohet që nga nesër Albulena Haxhiun këtë eksperimentin që ai me qenë kryeministër në detyrë për katër vite duke prodhuar kriza, zgjedhje e pasiguri. Unë betohem që ai do të mundohet ta bëjë të njëjtën gjë me Albulena Haxhiun”, tha ai.

Edhe nga AAK, ditë më parë, kryetari i saj, Ramush Haradinaj tha se Vetëvendosje po synon fillimisht që Haxhiu ta marr postin e ushtrueses së detyrës së presidentes, e më pas të vazhdohet me procesin e zgjedhjes.

Pasi tha se vonesat janë të paarsyeshme, politologu Avdi Smajlaj druan se deklarimet e opozitës mund të jetë të sakta, marrë parasysh skenën politike vendore.

Sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 28 prill.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën