Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
Haxhiu kishte dështuar që të marrë votat e mjaftueshme për tu bërë kryparlamentare.
Ajo po kundërshtohet nga partitë opozitare të legjislaturës së kaluar.
Kjo është seanca e parë pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila ndër të tjera ka vendosur se një deputet nuk mund të propozohet më shumë se tri herë për kryetar të Kuvendit.