TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Problemi kryesor për të pagjeturit vazhdon të jetë Serbia

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Haxhiu: Problemi kryesor për të pagjeturit vazhdon të jetë Serbia

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar Shoqatën e Familjeve të të Pagjeturve në Mitrovica, ku është takuar me familjarë të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë kësaj vizite Haxhiu ka dëgjuar nga afër shqetësimet, kërkesat dhe dhimbjen e familjeve që ende presin informacion për më të dashurit e tyre.

“Në Komunën e Mitrovicës janë ende 104 persona të zhdukur me dhunë, për fatin e të cilëve familjet nuk kanë asnjë informacion. Kjo është plagë e rëndë për familjet, për Mitrovicën dhe për gjithë Republikën e Kosovës”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Haxhiu ka nënvizuar se institucionet e Kosovës kanë detyrim të vazhdojnë angazhimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, duke theksuar se pengesa kryesore mbetet mungesa e bashkëpunimit nga Serbia.

“Problemi kryesor vazhdon të jetë Serbia, e cila nuk po jep informacionet e nevojshme për fatin e personave të zhdukur me dhunë. Kërkesat e familjeve dhe të nënave që ende presin përgjigje do t’i adresojmë tek institucionet përgjegjëse. Kjo çështje duhet të mbetet në qendër të punës institucionale”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Gjatë vizitës, ushtruesja e detyrës së Presidentes ka falënderuar Shoqatën e Familjeve të të Pagjeturve për punën shumëvjeçare në mbajtjen gjallë të zërit të familjarëve dhe në kërkimin e së vërtetës.

“Kjo është vizita ime e parë në këtë shoqatë dhe dua t’i falënderoj për punën e madhe që kanë bërë ndër vite. Për shumë kohë, një pjesë të barrës që duhej ta mbanin institucionet pas luftës e kanë mbajtur shoqatat dhe organizatat e familjarëve, përfshirë edhe këtë shoqatë në Mitrovicë”, ka theksuar ajo.

Ajo gjithashtu ka përmendur hapat institucionalë të ndërmarrë për trajtimin e krimeve të luftës dhe forcimin e drejtësisë tranzicionale, përfshirë mundësimin e gjykimit në mungesë, themelimin e mekanizmave për hetimin e krimeve të luftës, rritjen e kapaciteteve në polici dhe prokurori, si dhe miratimin e strategjive përkatëse.

“Për familjarët e viktimave të luftës dhe për familjet e personave të zhdukur me dhunë, drejtësia mbetet kërkesë e përhershme. Prandaj janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm, si mundësimi i gjykimit në mungesë, themelimi i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, rritja e kapaciteteve në polici e prokurori dhe miratimi i Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale. Këto janë veprime që tregojnë përkushtimin institucional për adresimin e krimeve të luftës dhe për mbështetjen e familjeve”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të reja brenda partisë në të gjitha nivelet

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

​Gërvalla: Drafti për Asociacionin shqyrtohet vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen bazë

Gërvalla: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetësohet

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të reja brenda partisë në të gjitha nivelet

ShBA godet objektiva ushtarake në Iran pas sulmit ndaj një anijeje në Hormuz

ShBA godet objektiva ushtarake në Iran pas sulmit ndaj një anijeje në Hormuz

Dembele shpërthen me hat-trick, Franca dominon ndaj Norvegjisë

Dembele shpërthen me hat-trick, Franca dominon ndaj Norvegjisë

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.06.2026

​Gërvalla: Drafti për Asociacionin shqyrtohet vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen bazë

Gërvalla: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetësohet

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën