Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur të martën në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.
Gjatë takimit, Haxhiu ka vlerësuar rolin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe në monitorimin e sistemit të drejtësisë.
Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e angazhimit të misionit në çështje me rëndësi të veçantë, përfshirë trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Në fundt, duke i uruar Lopesit suksese në detyrën e tij të re, Haxhiu ka shprehur bindjen se bashkëpunimi do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës./teve1.info/









