Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu falënderon deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët gjatë ditës së sotme e miratuan në lexim të dytë Byronë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se opinionet e Komisionit të Venecias janë garanci e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Byrosë, raporton teve1.info
Tutje, ajo është shprehur se ky institucion është garanci e vendosjes së drejtësisë për luftimin e intensifikuar të korrupsionit zyrtar duke i konfiskuar të mirat e përfituara nga të gjithë keqpërdoruesit e fondeve dhe pasurisë publike.
“I falënderoj të gjithë akterët e përfshirë në përgatitjen e këtij Projektligji që shënon përmbushjen e një zotimi shtyllë të Qeverisë Kurti”, është shprehur ministrja.