TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Nuk është mirë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ofrojmë pozitat për zgjidhje politike

by Tëvë1
3 muaj ago
3
A A
Haxhiu: Nuk është mirë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ofrojmë pozitat për zgjidhje politike

Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëkohësisht kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me situatën politike dhe nevojën për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ajo ka kërkuar që të gjitha grupet parlamentare të punojnë për arritjen e një marrëveshjeje dhe për të shmangur krizën politike.

“Së pari, mendoj që nuk është mirë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Unë e kam shpjeguar disa herë që kemi shumë punë para vetes, shumë reforma që duhet t’i shtyjmë përpara. Një agjendë legjislative ambicioze e Qeverisë së Republikës së Kosovës që përmban diku 174 projektligje, secili projektligj më i rëndësishëm se tjetri,” ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ishin një hap pas për vendin dhe do të vononin progresin në shumë fusha të rëndësishme.

“Unë kam kërkuar edhe publikisht që të gjitha grupet parlamentare të bëjnë përpjekje maksimale që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, por që t’i jepet mundësia takimeve dhe një marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së Presidentit apo Presidentes së vendit.”

Për më tepër, Haxhiu ka shprehur shqetësimin për qasjen e opozitës, duke theksuar se kjo po e vështirëson arritjen e një marrëveshjeje dhe po i jep përparësi bllokadave politike.

“Mendoj që me këtë qasje të opozitës nuk po tregohet përkushtim dhe vullnet që vendit t’i jepet një president me mandat pesë vjeçar. Po më duket si ‘deja vu’. Domethënë nëse flasim për situatën aktuale dhe krahasojmë me atë çfarë ka ndodhur vitin e kaluar, duket situatë e njëjtë,” ka deklaruar Haxhiu.

Për të siguruar që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, Haxhiu ka ofruar edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit për opozitën, duke theksuar se kjo është një mundësi për të ndihmuar në tejkalimin e krizës.

“Po patjetër. Kryeministri Kurti i ka thënë edhe LDK-së edhe PDK-së. Kjo nuk është pozita ime. Nuk është pozita ime, nuk e kam me tapi. Njerëzit vijnë e shkojnë, dhe mendoj që këtu duhet të dëshmojmë që e kemi për vendin dhe jo për interesat personale,” ka thënë Haxhiu.

Në përmbyllje, Haxhiu ka apeluar për rifillimin e takimeve ndërpartiake, duke thënë se duhet dëshmuar vullneti dhe gatishmëria për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe për të siguruar stabilitetin e vendit.

“Ne kemi ofruar edhe pozitën e Kryetarit të Kuvendit, sepse çka na duhet pozita e Kryetarit të Kuvendit nëse dikush e kërkon këtë dhe nëse kjo e parandalon zgjedhjet e jashtëzakonshme?” ka shtuar ajo.

Haxhiu ka përfunduar duke theksuar se, pavarësisht ofertave të bëra, opozita ka refuzuar të ulë në tryezë për të arritur një marrëveshje, dhe se duhet të vazhdojnë përpjekjet për të zgjedhur një president të vendit sa më shpejt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyqi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj, Policia gjobitë dy shoferët

Gjendet një 38-vjeçar pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

“Kamerat vërtetojnë, rreshteri u vra me planifikim” Prokuroria e bindur në fajësinë e të akuzuarve

Prokuroria thotë se urdhërarresti ndaj Radojçiqit është ende në fuqi

Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – përmend Vuçiqin, Radoiçiqin e Veselinoviqin

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

BE kërkon të mos ushtrohet ndikim ndaj KGJK-së në vendimmarrje

Për dy orë shembët investimi gjysmë milionësh i familjes Maxhuni –  detaje nga rrënimi  i shtëpisë në rrugën “A”

Për dy orë shembët investimi gjysmë milionësh i familjes Maxhuni –  detaje nga rrënimi  i shtëpisë në rrugën “A”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën